PS:Berisha keqpërdori Policinë e Shtetit
16/11/2009 Deklarata
Partia Socialiste shigjetoi ashpër kryeministrit Berisha lidhur me qëndrimin e mbajtur nga policia në protestën e të zgjedhurve vendorë të PS-së, protestë kjo e zhvilluar gjatë ditës së djeshme në sheshin përpara godinës së Kryeministrisë. Kështu, në vlerësimin e selisë rozë policia u keqpërdor nga kreu i ekzekutivit. “Në emër të Partisë Socialiste shpreh indinjatën e njëkohësisht keqardhjen për keqpërdorimin e Policisë së Shtetit në tubimin e bashkive e komunave ku qeverisin të zgjedhurit socialistë e progresistë”, - vuri në dukje zëdhënësja për shtyp e selisë rozë Armela Imeraj gjatë një prononcimi për shtyp lidhur me këtë çështje. Ndërkohë, duke vijuar po në këtë linjë, ajo kritikoi gjithashtu dhe mënyrën se si u trajtuan pushtetarët vendorë të PS-së sa i takon organizimit të protestës. “Vendosja e tre rreshtave me policë në shkallët e Kryeministrisë dhe këmbëngulja e drejtuesve të Policisë për të mos lejuar vendosjen e kërkuar nga organizatorët, duke provokuar të pranishmit, si edhe qëndrimi i uniformave në kurriz të kryebashkiakëve e kryekomunarëve opozitarë ishin shprehje të padenja për Policinë e Shtetit, të cilat pa dyshim frymëzohen nga pushteti i Sali Berishës, që po humbet përditë fillin e arsyes”, - theksoi Imeraj. Nga ana e tyre të zgjedhurit vendorë socialistë kanë paralajmëruar se në transparencë të plotë me qytetarët që i kanë zgjedhur, protesta do të përshkallëzohet më 5 dhjetor me një qëndrim e formë të re, nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.