Berisha ne Keshillin Kombetar Shteti nuk mbikapercehet me puciste.
Partia Demokratike ka mbledhur sot Keshillin Kombetar. Ne fjalen e tij kreu i kesaj partie dhe Kryeminister i vendit Sali Berisha ricilesoi edhe nje here si puciste pjesemarresit ne demonstraten e 21 janarit teksa u shpreh se me 8 maj Shqiperia shkon me infrastrukturen me moderne te Evropes.
Duke folur per demonstraten e 21 janarit Berisha u shpreh se ne jemi te bindur se kjo situate e veshtire do te kapercehet dhe se demokracia shqiptare vlerat e demokracise qendrimi i formuar dhe konsoliduar demokratik i qytetareve shqiptar nuk do te mbi kapercehet nga nje grusht dhunues i rendit kushtetues nga nje grup pucistesh.
Ai vazhdoi duke thene se shqiptaret pa dallim partiak duhet te japin kontributin e tyre ne zhvillimin e ketij procesi zgjedhor mekanizmi me i rendesishem per te konsoliduar me tej demokracine shqiptare si procesi me i mire per te arkivuar ne analet e zeza te historise ngjarjet e 21 janarit si deshmia me madhore e besimit te tyre te vlerat e demokracise tek e ardhmja Shqiperia evropiane si prova me e qarte se ata jane te vendosur te votojne te ardhmen.
Duke kaluar serish te zgjedhjet vendore te 8 majit kryeministri tha se qeveria garantonte nje proces zgjedhor te lire e te ndershem teksa vijoi se ne keto zgjedhje shkohej me infrastrukturen me moderne ne Evrope dhe se ne vitin 2009 u realizua numerimi i votave me i sakte qe mund te ekzistonte.
Keshilli kombetar mblidhet per here te pare qe prej dhjetorit 2009 kur edhe u zgjodh.