Ja provimet që do të japin paramaturantët
Autori i Lajmit: Entela Duraj
“Rregullorja e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës parashikon se regjistrimi i kësaj kategorie për provimet me zgjedhje do të bëhet në shkollat ku këta persona kanë kryer shkollat e mesme”
Të gjithë personat që kanë kryer shkollat e mesme para vitit shkollor 2005-2006, dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet në shkollat e larta, do të japin dy provime me zgjedhje. Rregullorja e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës parashikon se regjistrimi i kësaj kategorie për provimet me zgjedhje do të bëhet në shkollat ku këta persona kanë kryer shkollat e mesme; në Komisionin e Maturës Shtetërore (KMSH) të drejtorisë arsimore përkatëse. Kjo kategori kandidatësh për student duhet të paraqesin për regjistrim një vërtetim që ka përfunduar studimet e mesme, listën me notat e viteve të shkollës, kopje të noterizuar të Dëftesës së Pjekurisë, një kopje të dokumentit të identifikimit të noterizuar dhe kërkesën me shkrim për dhënien e provimit me zgjedhje. KMSH i cakton shkollën e mesme ku këta persona do të plotësojnë formularët A1 dhe A1Z dhe do të japin provimet me zgjedhje. Shtimi i lëndëve me zgjedhje është një nga risitë e rregullores së re për Maturën 2009, pasi nga 9 lëndë që ishin vjet, këtë vit shtohet edhe lënda e gjuhës italiane, me të drejtë zgjedhjeje nga maturantët. Kështu, nga 10 lëndë të mundshme me zgjedhje, këtë vit në dispozicion të maturantëve, 3 prej tyre janë gjuhë të huaja. “Fjala është për gjuhët angleze, frëngjisht dhe italisht, ku maturantët do të mund të zgjedhin vetëm një gjuhë nga tri të mundshme, të listuara si lëndë me zgjedhje”, thuhet në rregullore. Rregullorja e re këtë vit u njeh maturantëve edhe të drejtën e ankimit, ku nxënësve do t u vihen në dispozicion 4 ditë për të dorëzuar kërkesën e rivlerësimit të provimit, kundrejt një pagese. Ndërsa provimet e detyruara, letërsi dhe matematikë nuk kanë pësuar ndryshime, ku çdo test do të ketë 25 pyetje, nga të cilat 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Rregullorja e re e Maturës Shtetërore, e vlefshme për këtë vit shkollor, detajon gjithë të drejtat dhe detyrimet e maturantëve, procedurat që duhet të ndjekin administratorët e provimeve si dhe sanksionet ndaj maturantëve, nëse abuzojnë në testim. Sistemi i Maturës Shtetërore, i krijuar katër vite më parë, synon reformimin e arsimit të mesëm dhe mirorganizimin e pranimeve të studentëve të rinj në universitete.
Dokumentet për regjistrim
1. lista me notat e viteve të shkollës
2. kopje të noterizuar të Dëftesës së Pjekurisë,
3. kopje të dokumentit të identifikimit të noterizuar
4. kërkesa me shkrim për dhënien e provimit me zgjedhje
Ky lajm është publikuar: 10/03/2009