E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, dyshohet si grabitës i banesës, nën hetim 15 vjeçari

Policia e Beratit ka nisur procedimin penal ndaj një 15- vjeçari, i cili akuzohet për vjedhje. Burime të Komisariatit të Policisë Berat pohuan se adoleshenti F. C., është shpallur që nga dita e djeshme nën hetim për veprën penale të vjedhjes. Sipas të njëjtave burime, procedimi ndaj 15- vjeçarit banues në lagjen Kodra e Sulmit nisi pasi mesditën e djeshme ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur një sasi të hollash. Ka qenë pronari i banesës së lagjen 8 Nëntori në Berat, shtetasi SH.D., i cili pasi konstatoi vjedhjen në banesën e tij, kërkoi ndihmën e policisë. Pronari deklaroi se ndërsa familjarët janë kthyer nga puna, kanë gjetur të hapur xhamin e dritares nga ku dhe kanë hyrë dhe vjedhur shumën prej shtatëdhjetë e gjashtë mijë lekë të vjetra si dhe dy or adore. Ekspertët e policisë, pasi mbërritën në vendin e ngjarjes nga hetimet e para dhe marrja në pyetje e një sërë dëshmitarësh identifikuan si autor të vjedhjes, 15- vjeçarin F., C. Ky i fundit, pas vjedhjes mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që do të përballet me veprën penale të vjedhjes, ndërsa materialet e kësaj çështje mbërritën pranë organit të akuzës për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›