Gjirokastër, 15 persona u prangosën gjatë muajit shkurt
Rreth 15 persona janë vënë në pranga gjatë muajit shkurt nga uniformat blu të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, prej të cilëve tre që rezultonin të shpallur në kërkim. Numri më i lartë i të arrestuarve janë për akuzën e vjedhjes.
Sipas të dhënave që ka publikuar Policia e Gjirokastrës, tri persona të tjerë janë ende në kërkim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa janë zbardhur edhe një seri grabitjesh të ndodhura në rrethet e Tepelenës dhe Gjirokastrës. Njëkohësisht nga Sektori i Hetimit të Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, janë sekuestruar rreth 1.6 tonë pije alkoolike dhe rreth 1 mijë paketa të markave të ndryshme pa pullë fiskale. Të gjitha këto mallra janë sekuestruar pasi kanë hyrë kontrabandë në territorin shqiptar. Nga ana tjetër, në vijim të operacionit Siguria e jetës nga Sektori i Qarkullimit Rrugor, janë bllokuar 45 automjete, janë vendosur 1550 masa administrative si dhe janë hequr tetë leje drejtimi.