PSD paraqet kandidatët në Elbasan
07/05/2005 Partia Socialdemokrate ka zyrtarizuar 11 kandidatë për deputetë në zonat elektorale të Qarkut të Elbasanit. Kryetari i degës së PSD-së, Naim Likrama, ka theksuar faktin se aleancat mes partisë së tij dhe forcave të tjera të majta do të vazhdojnë të ruhen, në rast se ato do të jenë reale dhe bashkërenduese më njëra-tjetrën. PSD-ja në Qarkun e Elbasanit do të konkurrojë me Ingrid Shulin, Taulant Sinanin, Pëllumb Koçian, Agron Rokan, Naim Likraman, Bukurie Berdufin, Shefki Likan, Hysni Elezin, Ahmet Dautin, Agim Rican dhe Shefqet Novakun. Sipas Likramës, motivi që do të shoqërojë fushatën e socialdemokratëve në këto zgjedhje do të jetë "Për një të majtë ndryshe”. Ndërkohë që janë premtuar surpriza, pasi kandidatët, sipas tij, do të fitojnë vota jo vetëm për partinë, por edhe për veten.