Çështja më shqetësuese për kombinatin janë legalizimet e ndërtimeve

07/05/2005 Kandidati i PS-së Igli Toska thekson se kandidatura e PD është kundërshtari politik i tij
Kandidati i Partisë Socialiste për zonën e Kombinatit, ministri Igli Toska, thekson se problemi i tij kryesor në zgjedhjet e 3 korrikut do të jetë konkurrenti i paraqitur prej Partisë Demokratike. Ai ka vlerësuar dhe kandidatin e LSI-së, por ka shtuar se çështja që kërkon një angazhim më të madh do të jetë kandidati i PD-së. Në platformën e tij, Toska thekson se një vend të rëndësishëm ka zënë legalizimi i ndërtimeve, që janë në këtë zonë. Në Kombinat ka një fluks shumë të madh të ndërtimeve të paligjshme, që duhet të gjejnë zgjidhjen sipas ligjit të miratuar në Kuvend, pak muaj më parë. Ministri thekson se e rëndësishme është që 98 për qind e banorëve të kësaj zone kanë dorëzuar formularët, që janë hapi i parë i procesit të legalizimit. Ndaj, ai tha se do të kontribuojë në plotësimin e hapave të tjerë, që janë të nevojshëm për përfundimin e këtij procesi. Sfida të tjera për Toskën do të jetë përmirësimi i infrastrukturës rrugore, uji i pijshëm si dhe ngritja e shkollave dhe e kopshteve. Për këto pika, Toska është shprehur se ka projekte, që do të vihen në zbatim, në rast se do të fitojë zgjedhjet. Ndërkohë që strategjia elektorale do të jetë e bazuar në platformën e miratuar në Kongresin e Partisë Socialiste, dy ditë më parë.
Çfarë synon Igli Toska të arrijë nga zgjedhjet e 3 korrikut?
Jam një nga kandidatët për deputetë nga e gjithë lista, që ka përgatitur Partia Socialiste për këto zgjedhje. PS-ja ka miratuar një program elektoral dhe ky program është platforma për fitore për këtë parti. Mendoj se të gjithë banorët e Kombinatit do ta përqafojnë këtë program elektoral, e do të votojnë për të dhe për kandidatin e Partisë Socialiste.
Ju kandidoni për herë të parë si deputet në një zonë, e cila mbart një problematikë të gjerë, cila është strategjia juaj për zonën e Kombinatit?
Unë, për shkak të formimit tim, kam strategji dhe plan veprimi konkret për zonën, ku kandidoj. Për mënyrën se si kam vendosur që të punoj me komunitetin e Kombinatit, mendoj se strategjia dhe plani i veprimit, të cilat janë në disa fusha, do të jenë konkrete, të prekshme, të dukshme dhe në fund fare do të ezaurojnë të gjithë atë punë, që ne do të bëjmë deri në ditën e zgjedhjeve, ku, padyshim, PS-ja edhe kësaj here do të rikonfirmojë mandatin e saj qeverisës.
Çfarë problemesh ekzistojnë aktualisht në zonën e Kombinatit?
Zona e Kombinatit, pavarësisht se është periferi e Tiranës, unë do të thoja se është një lagje e kryeqytetit dhe, fatkeqësisht, për nga problematika që ajo mbart është një zonë, e cila është nga më të vështirat për të ezauruar problematikën që ka. Kështuqë dhe puna që ne duhet të bëjmë është shumë voluminoze dhe do të shtrihet në shumë plane konkrete veprimi. Shpresoj që në bazë të strategjive dhe planeve të veprimit të kemi mundësi të operojmë dhe të kapim faktorin kohë, që është shumë i rëndësishëm, në mënyrë që kombinatasit të kenë më shumë infrastrukturë, të kenë më shumë kanalizime dhe ujësjellësa, të kenë më shumë shkolla, kopshte dhe çerdhe, si dhe të kenë shërbimin dinjitoz spitalor. Të gjitha këto që thashë, janë raste që kanë një prekshmëri të ndjeshme në Kombinat dhe kanë nevojë jo vetëm për një reformim, por për një ristrukturim konceptual të të gjitha këtyre sektorëve. Ne shpresojmë që, duke pasur parasysh programin elektoral të PS-së, të vëmë në punë njerëzit dhe siç thashë më lart, të kapim faktorin kohë në mënyrë që të fillojë impelementimi i tyre në një kohë sa më të shpejtë.
Ashtu si periferitë e tjera të kryeqytetit, dhe zona juaj e kandidimit ka problemin e legalizimeve të ndërtimeve pa leje. Çfarë premton kandidati i PS-së për këtë problem?
Kjo është dhe pika e parë në topaxhendën e çështjeve që ne kemi jo vetëm për diskutim, por edhe për shqyrtim kryesor. Kjo është një çështje, që unë duhet të flas shumë gjatë, por dua të theksoj se parlamenti shqiptar ka miratuar një ligj shumë të mirë për legalizimet, ku përcaktohen hapat procedurialë, që duhet të ndjekin banorë të zonave informale për të legalizuar banesat e tyre. Fatmirësisht është nga të vetmet zona informale në Shqipëri, e cila i ka zbatuar vendimin e ligjvënësve kur është miratuar ky ligj dhe nuk ka rënë pre e politikave të mbrapshta, të cilat kërkuan të shtynin banorët të mos dorëzonin e formularët, gjë e cila indirekt është mosidentifikim i problemit. Ky komunitet është treguar shumë i zgjuar në zgjedhjen e bërë, duke shkuar paralelisht me ligjin e miratuar nga parlamenti shqiptar, duke plotësuar në masën 98 për qind formularët. Kjo do të thotë se janë identifikuar problemet, madje kanë nisur procedurat e tjera që parashikon ligji për legalizimin, në mënyrë që të përfitojnë në atë që ka kohë që ua premtojnë në fushata elektorale, që është legalizimi dhe tapia e shtëpisë ku banojnë.
Zoti Toska edhe pse nuk është zyrtarizuar fillimi i fushatës elektorale zona e Kombinatit ka shënuar rivalitetin më të fortë mes kandidatëve. Si i vlerësoni ju rivalët tuaj në këtë garë elektorale?
Unë i vlerësoj të gjithë rivalët që kam përballë. Mendoj që platforma elektorale që Partia Socialiste ka miratuar është një nga platformat realiste. Kjo platformë është bazuar në sinqeritetin që ne kemi vendosur të bëjmë në raport me premtimet, drejtuar komunitetit dhe mendoj që kjo platformë do të jetë fituese. Unë kam hyrë në një garë elektorale me një nga platformat më të mira se ato të rivalëve të mi për zonën e Kombinatit.
Mendoni se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë një nga forcat kryesore përballë jush në këtë garë, duke rezikuar fitoren tuaj në këtë zonë? Këtu kam parasysh se kandidatja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është aktualisht deputete e zonës?
Unë vlerësoj të gjithë kandidatët, të cilët do të marrin pjesë në këtë garë elektorale. Natyrisht, kuptohet, se kundërshtari ynë politik është kandidati i Partisë Demokratike dhe fokusi kryesor do të jetë padyshim te mënyra se si do të sfidohet ky kandidat.