E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moisiu në Rusi

07/05/2005  Festohet fitorja në Luftën e Dytë Botërore

Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me ftesë të Presidentit rus, Putin, do të vizitojë Federatën Ruse, për të marrë pjesë në festimet ndërkombëtare me rastin e 60-vjetorit të Fitores së Luftës së Madhe Patriotike ndaj nazizmit. Vizita do të jetë dyditore nga data 8 deri më10 maj. Në këto festime pritet të marrin pjesë rreth 54 krerë shtetesh dhe qeverish. Mësohet se me këtë rast Presidenti Moisiu do të dekorohet nga Presidenti rus, Vladimir Putin. Gjithashtu, kreu i shtetit shqiptar do të marrë pjesë në Samitin e Tetë të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të SEECP-it, që zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë më 11 maj. SEECP është një program bashkëpunimi mes vendeve të Evropës Juglindore, në të cilin Shqipëria është një nga anëtaret themeluese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›