Rama, nuk e lë Bashkinë e Tiranës
07/05/2005 Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka deklaruar dje se nuk do të lërë mandatin e tij si kryebashkiak i Tiranës për një post në qeveri. “Ftesa ishte simbolike, siç ishte në përgjithësi fjalimi. Ne jemi në qeverisje bashkarisht. Nano është në krye të Ekzekutivit shqiptar, unë jam në krye të Bashkisë së Tiranës kështu që praktikisht punojmë dhe qeverisim së bashku, secili në pozicionin e tij dhe komplementar për shkak të detyrës dhe për shkak të shumë vlerave të tjera, që lidhen së bashku në atë që quhet Parti Socialiste. Ftesa për të qenë pjesë e qeverisë, do të kishte kuptim në rast se unë do të isha i papunë, do të isha duke bërë një punë tjetër, nga kjo që po bëj aktulisht, do të isha si në vitin1998, kur bëja një punë tjetër. Sot unë jam në një detyrë, kam një kontratë, të cilën nuk kam ndërmend, për asnjë arsye, ta vë mënjanë. Një kontratë me qytetarët e Tiranës, me të cilët kam shumë dëshirë të vazhdoj të punoj për një kohë edhe më të gjatë se mandati im“, tha Rama.
Marrë nga TV Koha
Marrë nga TV Koha