E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryesia Shkodër kundër vendimit të PS

07/05/2005  Stërkaj dhe Doshi do të kandidojnë

Kryetari i degës së Partisë Socialiste në rrethin e Shkodrës, Ndue Doda, ka hedhur poshtë zërat e përhapur se dy kandidatët për deputetë, Paulin Stërkaj dhe Tom Doshi, nuk do të jenë konkurrentë për zgjedhjet e 3 korrikut. Sipas tij, “që të dy kandidatët janë në garë dhe kanë shanse të mëdha për të fituar”. Ndërkohë, dy ditë më parë në mbledhjen e Kongresit elektoral të PS-së janë miratuar 100 kandidatët, por pa i paraqitur ato zyrtarisht për mediat. Ashtu siç deklaroi dhe numri dy i PS-së, Gramoz Ruçi, brenda këtyre ditëve, emra të kandidatëve do të kalojnë nëpër filtra sa të partisë, ashtu dhe të institucioneve të shtetit për të nxjerrë në garën elektorale figura të pastra ekonomike, politike dhe ligjore. Gjithsesi, nga kreu i PS-së Shkodër theksohet fakti se dy kandidaturat do të kalojnë nëpër një "sitë" ditët e ardhshme, pavarësisht se janë cilësuar si më të mirat nga kjo kryesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›