PSE PO ZVARRITEN OSE BLLOKOHEN DISA PROCESE GJYQESORE?
Tashmë është evidente se disa procese gjyqësore me "ndjeshmëri të lartë publike" nuk po zhvillohen, po zvarriten tej çdo afati procedural apo edhe janë bllokuar në momente të rëndësishme procedurale. Situata është shqetësuese, për shkak se po cenohet autoriteti dhe integriteti jo vetëm i gjykatës, por edhe i sistemit të drejtësisë në tërësi.
Nisur nga interesimi i publikut për ecurinë e këtyre proceseve gjyqësore, zhvillimi i tyre ka gjetur pasqyrim të gjerë edhe në media. Duhet thënë se një pjesë e mirë e gazetarëve që e njohin situatën, që i ndjekin në sallë proceset gjyqësore (ose qëndrojnë në mjediset e gjykatës kur proceset zhvillohen me dyer të mbyllura) përgjithësisht kanë mbajtur e mbajnë qëndrim realist, duke dhënë informacionin e saktë e të vërtetë për opinionin publik.
Madje, disa prej tyre kanë qenë të vetmit "aleatë" të trupave gjyqësore për të bërë prezent shkaqet e vërteta të pengesave në zhvillimin e gjykimeve. Krejt e kundërta ka ndodhur me disa "shkrues", "analistë" apo edhe ndonjë "burokrat", të cilët duke mos e njohur gjendjen, duke shkruar nga zyra apo ndoshta ndonjëri edhe me qëllim për të justifikuar shkrimin me përmbajtje servilizmi ndaj ndonjë autoriteti tjetër gjyqësor, kanë drejtuar bateritë e sulmeve e shpifjeve ndaj gjyqtarëve të shkallës së parë, që shorti e detyra u ka rënë që të drejtojnë e gjykojnë këto procese.
Intensiteti i këtyre sulmeve është shtuar, sidomos pas mbledhjes së fundit të KLD-së, e cila për fat të keq, ndonëse e ka informacionin e plotë për shkaqet e kësaj situate, vuri theksin vetëm te përgjegjësia e gjyqtarëve. Por cilat janë shkaqet e kësaj situate? Cili është roli e përgjegjësia e trupës gjyqësore për këtë gjendje? A e meritojmë ne gjyqtarët që gjykojmë këto procese të përballemi edhe me një sërë akuzash e shpifjesh që na atribuohen pa të drejtë në media kohët e fundit?
Duke qenë kryesues i trupit gjykues në njërën prej çështjeve të diskutuara më shumë kohët e fundit dhe që gjendet e bllokuar në gjykim prej më shumë se dy vitesh, dua të bëj të ditur se gjykata ka qenë tërësisht e angazhuar për planifikimin e organizimin e punës për mbarëvajtjen e këtij procesi gjyqësor.
Me qëllim që numri i konsiderueshëm (rreth 20), i avokatëve të zgjedhur prej të pandehurve apo familjarëve të tyre, të kenë mundësi pjesëmarrje në seancën gjyqësore e të garantojnë të drejtën e të pandehurve për mbrojtje, gjykata ka planifikuar zhvillimin e procesit gjyqësor dy herë në javë, (dhe jo çdo dy jave, siç shpifet në këto shkrime), ka mbajtur komunikim e bashkëpunim korrekt me Drejtorinë e Burgjeve dhe Policinë e Shtetit për sigurimin e të pandehurve të paraburgosur në seancë gjyqësore, ka bërë përpjekjet maksimale për njoftimin e palëve, si edhe me vendim të ndërmjetëm, i ka dhënë përgjigje në kohën e duhur pretendimeve e kërkesave të tyre në proces.
Për të gjitha problematikat e këtij gjykimi, gjykata ka mbajtur kontakte me Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, si edhe me organet drejtuese të Dhomës së Avokatisë.
Pra, detyrimet që i ngarkon ligji procedural trupës gjyqësore janë kryer rigorozisht dhe pa asnjë lloj tolerimi.
Në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin përkushtim kanë vepruar e veprojnë edhe trupat e tjerë gjyqësorë në çështjet që po gjykohen në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Prandaj, sulmet e kohëve të fundit në rastin më të mirë janë të gabuara, janë rrjedhojë e mosnjohjes së gjendjes dhe në rastin më të keq, janë tendencioze, bëhen me qëllim për të goditur e minimizuar punën e gjithëvlerësuar të gjyqtarëve të kësaj gjykate apo për të devijuar debatin në disa çështje të tjera gjyqësore që nuk kanë qenë ose nuk janë kompetencë e Gjykatës për Krime të Rënda.
Duke qenë të shqetësuar më shumë se kushdo tjetër për situatën e pakëndshme në të cilën ndodhen këto procese gjyqësore, theksoj se një ndër shkaqet determinante ka qenë e mbetet abuzimi i avokatëve me të drejtën e të pandehurve për të pasur mbrojtje në një proces gjyqësor.
Askush nuk mund të pretendojë se ky është një "justifikim i gjykatësve" për zvarritjen e proceseve gjyqësore, por është kyçi i problemit, shkaku kryesor i shtyrjeve të seancave dhe i bllokimit të gjykimit të çështjeve gjyqësore.
Çuditërisht edhe në mbledhjen e KLD-së nuk u vu theksi te ky problem, por disa prej diskutantëve e drejtuan sulmin vetëm mbi gjyqtarët. Madje, aty u zbulua se përgjegjësia është e gjyqtarëve, sepse prej tyre është "hequr dorë" nga parimi i "gjykimit të pandërprerë"(?!). Ky parim, me gjithë rëndësinë që ka në një proces gjyqësor, jo vetëm në këto çështje që janë objekt debatesh, por në të gjitha çështjet që gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda, as nuk është aplikuar dhe as mund të aplikohet ndonjëherë.
Natyra e këtyre çështjeve është komplekse, me shumë palë në proces, me dëshmitarë që banojnë në fshatra apo qytete në mbarë vendin, madje pjesa më e madhe e këtyre proceseve e kanë të nevojshme marrjen e provave edhe jashtë vendit, nëpërmjet letërporosive ndërkombëtare. Prandaj, nëse duhet të analizojmë shkaqet e situatës, nuk duhet të "fshihemi pas gishtit", nuk duhet të shpikim shkaqe që nuk ekzistojnë, por të nxjerrim të vërtetën, të vëmë pikën mbi "i" që gjendja të ndryshojë. Dihet se detyrimi i gjykatës është të garantojë një proces të rregullt gjyqësor dhe se një ndër garancitë e këtij procesi është edhe e drejta e individit për t‘u mbrojtur me avokat.
Megjithëse profesioni i avokatisë te ne funksionon si profesion privat, ai duhet të veprojë brenda kornizave ligjore. Mbrojtje e interesave të një pale apo e të pandehurit nuk do të thotë që avokati të shkelë vetë ligjin procedural, të zvarrisë proceset gjyqësore duke cenuar integritetin e gjykimit. Duke shfrytëzuar ndonjë paqartësi të dispozitave aktuale të Kodit të Procedurës Penale, avokatët kanë arritur të tejzgjasin e zvarritin proceset penale aq shumë të debatuara kohët e fundit, duke përfshirë në veçanti procesin ndaj të pandehurve L. Berisha, E. Dokle etj.
Në përgjithësi synimi i mbrojtësve për zvarritjen e proceseve gjyqësore ka qenë pengimi i marrjes së ndonjë prove të rëndësishme në proces, si marrja e dëshmisë së të dëmtuarit/ës apo ndonjë dëshmitari të veçantë, shmangia e kryerjes së ndonjë veprimi tjetër hetimor etj.
Ndërsa në çështjen e të pandehurve të sipërcituar tashmë është e qartë se bllokimi i procesit bëhet me qëllim që të mos lejohet pyetja në proces gjyqësor e një bashkë të pandehuri që ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Pra, ndryshe nga sa u pretendua në mbledhjen e fundit të KLD-së, qëllimi i zvarritjes së proceseve gjyqësore nuk ka qenë e nuk mund të jetë "tejkalimi i afateve të paraburgimit". Jo se mbrojtësit e të pandehurit nuk e dëshirojnë një gjë të tillë, por sepse në të gjitha rastet kur gjykimi ndërpritet për shkakun e mungesës apo qëndrimeve të padrejta të një a më shumë prej mbrojtësve ose e të pandehurve, afatet e paraburgimit, me vendim të ndërmjetëm të gjykatës, janë pezulluar për të gjithë të pandehurit që gjenden nën masën e sigurimit "arrest në burg".
Në rastet në gjykim, shkaku kryesor, për të mos thënë shkaku i vetëm, i bllokimit të proceseve gjyqësore është mungesa e qëllimshme e mbrojtësve dhe paaftësia e organeve që ligji i ngarkon me marrjen e masave disiplinore, për të vepruar ndaj tyre. Duke shfrytëzuar paqartësitë në disa dispozita procedurale, avokatët ose mungojnë pa njoftuar arsyen ose e justifikojnë në mënyrë të harmonizuar mungesën nëpërmjet raporteve mjekësore ose pretendojnë se s‘mund të paraqiten, sepse janë të angazhuar në procese të tjera gjyqësore.
Madje, në rastet e këtyre gjykimeve, veprimet e avokatëve kanë qenë shpeshherë hapur në kundërshtim me ligjin. Ata arrijnë që të thyejnë edhe rregullat elementare të etikës gjyqësore, veprimet e tyre shkojnë deri aty sa edhe janë larguar në mënyrë demonstrative nga seanca gjyqësore, vetëm që të arrijnë të bllokojnë zhvillimin e gjykimit. Gjykata, ndonëse ka zbatuar mjetin e vetëm procedural, zëvendësimin e tyre me avokatë të caktuar kryesisht dhe ka dërguar kërkesën tek organi i vetëm që mund të marrë masa disiplinore ndaj avokatëve, Komitetin Disiplinor pranë Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, deri tani nuk ka mundur të vijojë procesin.
Rezulton se edhe avokatët e caktuar kryesisht, në përgjithësi, nuk kanë qenë korrektë, i janë shmangur detyrimit ligjor për shkakun e kompleksitetit të çështjeve, por edhe për faktin se kanë qenë e janë nën presionin e hapur të avokatëve të zgjedhur apo edhe të të pandehurve.
Ndërsa është për të ardhur keq që Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ndonëse i janë referuar në mënyrë të përsëritur rastet konkrete të abuzivizmit të avokatëve të veçantë, nuk ka marrë asnjë masë disiplinore ndaj tyre, madje referimet tona deri tani nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje.
Duke konstatuar qëndrimin apatik dhe mosveprues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, gjykata në referime jo vetëm ka sqaruar rëndësinë e proceseve dhe detyrimin ligjor të avokatëve për të mos u bërë pengesë, por ka bërë edhe verifikimin e këtyre pretendimeve. Ndonëse një gjë e tillë është detyrim i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ose i strukturave të Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim vënien sa më shpejt para përgjegjësisë së avokatëve abuzues, gjykata rezultatin e verifikimeve ia ka bërë prezent organeve të mësipërme, sidomos në rastet kur është provuar se pretendimet e avokatëve kanë qenë të rreme, të pavërteta.
Edhe në këto raste përsëri nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë nuk është marrë asnjë masë disiplinore. Ndryshimet që u bënë në ligjin "Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë", janë të pamjaftueshme, pasi ndonëse është në dijeni të të gjithë këtyre problemeve, as Ministria e Drejtësisë nuk ka mundur të ndikojë në përmirësimin e situatës.
Ky është realiteti. Kjo është gjendja.
Gjykata ka funksion të japë drejtësi, por duke respektuar ligjin, duke garantuar të drejtën e të pandehurve përfshirë edhe të drejtën për mbrojtje. Gjykata nuk mund të mbajë me forcë avokatët në sallën e gjyqit, qofshin ata të zgjedhur nga të pandehurit apo të caktuar kryesisht prej saj. Ligji procedural aktual nuk i jep gjykatës asnjë mundësi tjetër ligjore që të veprojë për të siguruar mbrojtës në sallën e gjyqit, ndërsa po ky ligj e ndalon të vijojë procesin në rastet kur i pandehuri nuk gjendet në sallë ose largohet nga procesi dhe të njëjtën gjë bën në mënyrë demonstrative dhe avokati i tij.
Pra, gjyqtarët, të paktën për rastet e debatuara kohët e fundit që gjenden në proces gjykimi në Gjykatën për Krime të Rënda, jo vetëm nuk kanë qenë indiferentë e apatikë, por kanë qenë tepër korrektë e rigorozë. Shprehjet fyese e akuzat e hedhura në mënyrë të papërgjegjshme në ndonjë shkrim të kohëve të fundit, se shkaku i zvarritjes së proceseve gjyqësore është "pamjaftueshmëria profesionale", "toleranca", apo edhe më tej "bashkëpunimi i gjyqtarëve me avokatët që shtyjnë proceset gjyqësore", nuk janë të vërteta, ndërsa shprehja fyese "gjyqtar-merhum" mund të jetë më e përshtatshme për "burokratin-merhum", që ndonëse të dhënat i ka pranë zyrës së tij në Ministrinë e Drejtësisë, nuk e njeh realitetin dhe përdor shprehje të tilla.
Nëse Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë dhe tërë mekanizmi shtetëror dëshiron të ndikojë vërtet në përmirësimin e situatës, është e domosdoshme që të ndërmerren urgjentisht veprime konkrete e masa ligjore që do të sillnin shkundjen e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe marrjen e masave disiplinore prej saj, deri në heqjen e licencës ndaj avokatëve që veprojnë në kundërshtim me ligjin, që mashtrojnë me raporte mjekësore apo me pretendime të rreme për angazhime në procese të tjera gjyqësore, që thyejnë etikën gjyqësore apo largohen në mënyrë demonstrative nga seanca gjyqësore.
Rastet konkrete, me emra të posaçëm dhe verifikime të plota janë në fashikujt gjyqësorë dhe mund të verifikohen në çdo kohë.
Ato gjenden edhe në zyrat e drejtuesve të Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe në strukturat e Ministrisë së Drejtësisë. Krahas kësaj është koha që prej këtyre strukturave dhe organeve të tjera që kanë detyrimin ligjor të ndërmarrin hapat e nevojshme për të reformuar në tërësi ligjin proceduralo-penal, si edhe ligjin për "Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë", me qëllim riformulimin e dispozitave të paqarta, si edhe vendosjen e dispozitave të tjera për të saktësuar detyrimin e përgjegjësinë e secilit prej organeve të zbatimit të ligjit, të Dhomës së Avokatisë, të çdo aktori që merr pjesë në një proces gjyqësor.
Është koha që ndryshimi i kuadrit ligjor të marrë parasysh përvojën e shteteve të tjera, që parashikojnë një gamë të gjerë të drejtash të gjykatës për të siguruar mbarëvajtjen e procesit gjyqësor deri tek e drejta për të vendosur, veç detyrimit të palës që bëhet pengesë për zhvillimin e gjykimit për pagimin e shpenzimeve (nga njoftimet, te shoqërimi i të pandehurit e deri te shpenzimi për sallën e gjykimit) edhe vendosjen ndaj asaj pale të sanksioneve të tjera si gjobë apo masë disiplinore.