Tirana barazon me Alesund
Tirana merr një rezultat pozitiv përballë Alesundit, por nuk arrin të ëndërrojë. Sfida e parë në turin e dytë kualifikues të Europa League përballë norvegjezëve ka përfunduar në barazim 1-1, rezultat që e bën të vështirë, për të mos thënë thuajse një mision të pamundur kualifikimin.
Bardheblutë vuajnë kualitetin e kundërshtarëve, të favorizuar edhe nga eksperienca më e madhe në aktivitetet ndërkombëtare. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Hulian Rubio shfaqi edhe mjaft probleme në fushën e lojës, duke mos pasur kthjelltësinë dhe vazhdimësinë për të mbajtur rivalët nën presion.
Kjo është ndikuar edhe nga mungesa e Bekim Balës, që tashmë do të luajë te Sparta e Pragës dhe zgjedhja e drejtuesit të stolit për të lënë në tribunë Klodian Duron, një prej yjeve të ekipit.
Në fraksionin e parë të lojës, Tirana ka përfituar nga fakti që lojtarët e Alesundit e kanë pasur të vështirë të ambientohen me vapën mbytëse në “Qemal Stafa” dhe në të 37-tën kalon në avantazh me Mirel Çotën. Sulmuesi e dërgon topin në rrjetë me klas pas një aksioni të rrjedhshëm të bardhebluve, me Takun që jep mjaft mirë asistin vendimtar.
Por, në fraksionin e dytë të lojës, 24-herë kampionët e Shqipërisë vuajnë dhe në të 57-tën pësojnë rrjetën e barazimit që komplikon gjithçka. Goli i Alesundit ka ardhur edhe prej kualitetit të sulmuesit Stjuart, që lëshon një goditje të jashtëzakonshme nga pozicion i prirët, duke mos i lënë shpëtim portierit Ilion Lika.
Të kënaqur me barazimin, norvegjezët kërkojnë të fitojnë kohë, madje duke provokuar edhe tifozët. Fansat bardheblu bien pre e manovrës dhe në të 69-ën gjyqtari bjellorus Kulbakov ka ndërprerë takimin, duke i kërkuar kapitenit Lika të qetësojë tifozët.
Ndeshja vazhdon me tentativat e Tushes dhe Çotës për Tiranën, që nuk kanë forcën e duhur, ndërsa në minutën e 89-të, rasti i fundit për shënim kalon sërish nga këmbët e Çotës, që nuk arrin ta devijojë topin drejt portës kundërshtare. Gjithçka përfundon në barazim 1-1, ndërsa bardhebluve u duhet një mrekulli për t’u kualifikuar në ndeshjen e kthimit në Norvegji, më 26 korrik.