PSG i beson Kombouares

Antoine Kombouare ka besimin e plotë të Paris Saint-Germainit ka thënë drejtori sportiv i klubit, Leonardo. Pavarësisht humbjes 1-0 të dielën në shtëpi nga Nancy, PSG ende kryeson në Ligue 1 me 30 pikë nga 14 ndeshje.
Së fundi, spekulohej se klubi nga kryeqyteti i Francës planifikon të sjell trajnerin e mirënjohur Carlo Ancelotti në vend të Kombouares, por Leonardo ka theksuar se strategu aktual e ka punën e sigurt.
“Kombouare ka besimin e plotë të klubit dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku. Ai është trajner i ekipit, asgjë nuk ka ndryshuar” tha Leonardo për L’Equipe.