E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali si familje

Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil beson se Jose Mourinho ka ndërtuar një familje në mesin e futbollistëve të cilët janë në harmoni të plotë me njëri tjetrin.

Reprezentuesi gjerman thotë se suksesi aktual i ekipit është meritë e Mourinhos që ka bashkuar vlerat e futbollistëve.

“Jemi si një familje e vogël, kjo është ajo që na definon. Të gjithë luftojmë, secili futbollist jep maksimumin nga vetja. Kjo na bënë të lumtur sepse kemi vetëbesim të madh. Dhe si rezultat i tij, suksesi nuk mungon” tha Ozil për Bwin.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›