E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiq: Me asnjë kusht nuk e pranojmë pavarësinë

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, deklaroi sot se bisedimet teknike me Prishtinën, nuk do të sjellin njohjen e Kosovës.

“Do të vazhdojmë të udhëheqim politikë konstruktive, por nën asnjë kusht nuk do ta pranojmë pavarësinë e Kosovës, as në mënyrë eksplicite e as në mënyrë implicite”, u tha sot Tadiq gazetarëve në vendin Banatski Dvor, transmeton REL.

Ai mëtutje ka theksuar se në Bruksel po udhëhiqen bisedime teknike, të cilët mund ta sjellin në pyetje pozitën e Serbisë, nëpërmjet të rrezikut të njohjes implicite të pavarësisë, por sipas tij, në këtë aspekt negociatorët serbë janë të kujdesshëm.

Zoti Tadiq ka theksuar se Serbia do të vazhdoj me nismat për Kosovën, pasi ajo është burim potencial i jostabilitetit për Serbi, rajon dhe Evropë.

“Mbrojtja e serbëve në Kosovë është misioni më i rëndësishëm i presidentit dhe i qeverisë së Serbisë”, tha Boris Tadiq.

Ai e falënderoi Rusinë për mbështetje në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›