Rafati lirohet nga spitali

Federata gjermane e Futbollit (DFB) ka njoftuar të hënën se gjyqtari Babak Rafati që kishte tentuar të vetëvritej disa orë para fillimit të ndeshjes së Bundesligës mes Kolnit dhe Mainzit në fundjavë është duke u rikuperuar mirë dhe është liruar nga spitali.
DFB ka bërë të ditur se gjendja e Rafatit është përmirësuar dhe se ai ka dalë nga spitali në Koln ku ishte dërguar të shtunën. Avokati i Rafatit ka njoftuar DFB-n se gjyqtari 41 vjeç do të vazhdojë t’i nënshtrohet tretmanit për një periudhë të pacaktuar kohore.
2Rafati ishte gjetur i gjakosur në tualetin e dhomës në hotelin ku po qëndronte, para se të drejtojë ndeshjen mes Kolnit dhe Mainzit. DFB tha se Rafati ka kërkuar “paqe dhe qetësi” dhe se “tani, mbi të gjitha, ka nevojë për kohë dhe durim”.