Villa dëshiron të luajë rregullisht

David Villa është i vendosur që të ketë minutazh më të madh tek Barcelona, por e pranon se nuk është aspak e lehtë që ta zë një vend në përbërjen bazë të ekipit Blaugrana.
30 vjeçari shënoi një gol të martën mbrëma, në fitoren 3:0 ndaj Alavesit në Copa del Rey.
“Si çdo lojtar, dua të luaj sa më shumë të jetë e mundur. Luaj në ekipin më të mirë në botë dhe beteja për ta zënë një vend në formacionin bazë është e ashpër. Luajmë shumë ndeshje dhe ka disa kompeticione. Unë jam në dispozicion të trajnerit. Jam i kënaqur me paraqitjen që e bëra ndaj Alavesit, po rikthehem në formën më të mirë, ndihem mirë në fushë”, tha Villa për uebfaqen zyrtare të klubit.