Drogba, golashënuesi më i mirë i shekullit XXI

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka shënuar 100 gola në takime ndërkombëtare në 11 vite e gjysmë të shekullit ku jetojmë duke zënë vendin e parë mes sulmuesve nga e gjithë bota. Drogba lë pas në këtë renditje gjermanin Miroslav Klose dhe holandezin e tërhequr nga futbolli Ruud van Nistelrooy.
Në këtë klasifikim merren parasysh golat e shënuaar në ndeshjet mes kombëtareve në fazat finale të Olimpiadës, Kupa e Botës për Klube dhe kompeticionet kontinentale (Kampionati Evropian, Kupa e Afrikës, Kupa e Azisë etj.).
10 golashënuesit më të mirë të shekullit XXI sipas IFFHS:
1.Didier Drogba 100 gola
2.Miroslav Klose 90
3.Ruud van Nistelrooy 87
4.Thierry Henry 85
5.Samuel Eto'o 84
6.Lionel Messi 84
7.David Villa 80
8.Raúl González Blanco 78
9.Cristiano Ronaldo 76
10. Flávio da Silva 75