Gattuso do të kthehet në Milan

Gennaro Gattuso një ditë do të kthehet në Milan, edhe pse roli ende mbetet i paqartë, ka thënë menaxheri i tij, Andrea D’Amico.
Mesfushori italian braktisi Rossonerët këtë verë pas 13 vitesh në klub dhe nënshkroi për FC Sionin në Zvicër. Mirëpo, Gattuso një ditë do të kthehet në San Siro.
“Gattuso është shumë i lumtur në Sion, ai ka marrë këtë vendim për të gjetur motivim të ri. Ai zgjodhi një skuadër me ambicie të fitojë titullin. Megjithatë, Gennaro e sheh veten pjesë e Milanit dhe pret të kthehet në klub në të ardhmen”, deklaroi D’Amico për Gazzetta dello Sport.