E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, ratifikohet MSA-ja Shqipëri-BE

Bundesrati gjerman ratifikoi në seancën e djeshme Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Në këtë mënyrë, edhe Gjermania përmbyll procedurat parlamentare të miratimit. Ministri i Jashtëm Federal, Steinmeier, tha se "Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit shënon për Shqipërinë një nivel të ri cilësor në bashkëpunimin me BE-në. Sipas tij, "përafrimi i Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor me BE-në është pjesë e politikës sonë aktive për stabilitetin e këtij rajoni fqinj të rëndësishëm". "Eshtë detyrë e të gjitha forcave politike në Shqipëri, të bashkojnë përpjekjet e tyre për të përshpejtuar procesin e reformave në Shqipëri", theksoi Steinmeier.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›