Financat tërhiqen, "hapin thesin" për spitalet
Kush ka menduar se viti 2009 nuk është koha e reformave, ka krijuar përshtypjen e gabuar. Projekti më i përfolur për reformën e madhe që do të pësojë Shëndetësia, më në fund ka marrë miratimin nga Financa. Edhe pse specialistët e përllogaritjeve që punojnë pranë këtij dikasteri u treguan skeptikë për realizimin e këtij projekti, pas negociatave me përfaqësues të Shëndetësisë dhe diskutimeve alternative u arrit në përfundimin se Instituti i Kujdesit Shëndetësor do të jetë fondi i madh i administrimit të parave të spitaleve rajonale. Nëse kjo realizohet ashtu siç pritet, atëherë do të sjellë përmirësim të kujdesit shëndetësor, kryesorja për pacientët, infrastrukturë më të mirë dhe menaxhim më të mirë të punës në këto qendra. Janë 42 spitale rajonale të cilat do të kontraktojnë me fondin e madh ISKSH për vitin 2009.
Ministria e Financave ka menduar të tërheqë të gjitha fjalët që ka thënë për realizimin e këtij projekti. Zgjidhja për përballimin e faturës prej 3 miliardë lekësh do të jetë fondi i shtetit, plus grumbullimet e parave në shëndetësi nga të ardhurat dytësore.
Instituti i Sigurimeve
Fondet spitalore do të kalojnë nën administrimin e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, në projektbuxhetin e vitit 2009 është parashikuar të ndërmerret reformë në sektorin e shëndetësisë, ku për herë të parë spitalet lidhen drejtpërdrejt me produktet që do të ofrojnë, pra me shërbimet ndaj klientit. "Ne kemi kaluar fondet e të gjitha spitaleve nën administrimin, ndjekjen dhe ekzekutimin e ISKSH-së", tha ministri i Financave, Bode. Sipas tij, reforma në Shëndetësi duhet të ndërmerret jo më vonë se fillimi i vitit të ardhshëm dhe synon që gjithë produktet e ofruara dhe shërbimet nga rrjeti spitalor të jenë produkte të blera nga ISKSH-ja. "Kjo synon një pavarësi më të madhe të përdorimit të fondeve nga vetë spitalet, nga vetë shërbimi spitalor në të gjitha nivelet. Kjo përbën instrumentin bazë të përmbysjes së gjendjes aktuale në sektorin e shëndetësisë, gjendje e cila nuk është përmirësuar siç pritej, edhe pse fondet janë rritur ndjeshëm në 3 vitet e fundit", sqaroi ministri.
Reforma sipas Financës
Reforma në sektorin e shëndetësisë ka të bëjë me spitalet, të cilat lidhen drejtpërdrejt me produktet që do të ofrojnë. Financat kanë kaluar fondet e të gjitha spitaleve të republikës nën administrimin dhe ndjekjen dhe ekzekutimin e ISKSH-së. Kjo synon që gjithë produktet e ofruara dhe shërbimet nga rrjeti spitalor të jenë produkte të blera nga ISKSH-ja përmes kostimit të të gjitha shërbimeve që ofrojnë spitalet. Kjo përbën instrumentin bazë të përmbysjes së gjendjes aktuale dhe do të thotë një rritje të pavarësisë së spitaleve për të përdorur fondet publike në lidhje me nevojat që kanë. Është një mundësi më e madhe për të inkurajuar përdorimin e kësaj skeme për shpërblimin më të mirë të mjekëve të aftë dhe me përvojë, për të minimizuar ryshfetin dhe korrupsionin në sistemin spitalor dhe për të rritur modernizimin e spitaleve. Kjo do të çojë në një rritje të konkurrencës midis qendrave të ndryshme spitalore, duke krijuar një mundësi më të madhe të orientimit të spitaleve drejt një logjike tregu.
Grupi i punës
Reforma në Shëndetësi, po
përllogariten kostot
Pranë Ministrisë së Shëndetësisë janë ngritur grupe të përbashkëta pune me Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, të cilët po punojnë për ndryshimet e nevojshme të reformës. Këto kohë po punohet për ndarjen e buxheteve përkatëse dhe për hartimin e protokolleve të shërbimeve të ofruara nga çdo strukturë. Protokollet e hartuara do të jenë bazë për të përcaktuar saktësisht e në detaje çmimin e çdo shërbimi të ofruar, proces ky, i domosdoshëm për kontrollin e lëvizjeve të fondeve të akorduara. "Kostifikimi i çdo shërbimi do të jetë i nevojshëm jo vetëm për të arritur qëllimin e etapave përfundimtare të reformës, por edhe për të vendosur në baza të drejta konvencionet midis sektorit publik dhe privat. Gjithashtu edhe në shitjen e strukturave private të akredituara, gjë e cila në të ardhmen do të jetë prezent e do të rrisë cilësinë e shërbimeve të ofruara", sqaroi pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo.