Më në fund Rama vlerësoi anëtarësimin
03/04/2009 Reagimi i PD-së
Partia Demokratike ka deklaruar se më në fund kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjeti kurajën për të përshëndetur arritjen historike të vendit me anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Zëdhënësja e PD-së Erla Mëhilli ka dalë në një komunikim me mediet menjëherë pasi kryesocialisti Rama vlerësoi dhe përshëndeti evenimentin. Duke vlerësuar deklaratën e kreut të partisë kundërshtare, Mëhilli nuk ngurroi ta ironizonte duke i kujtuar qëndrimet e mbajtura prej tij (Ramës). “Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjeti më në fund forcën dhe kurajën për të dalë nga sindroma i mohimit dhe për të përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si akti më madhor në historinë e këtij kombi pas pavarësisë së tij”, - ka deklaruar zëdhënësja e Partisë Demokratike. Ajo është shprehur se forca politike që përfaqëson mirëpret dhe përshëndet këtë qëndrim të numrit një Partisë Socialiste. “Partia Demokratike përshëndet këtë qëndrim, si një qëndrim konstruktiv, në të cilin ekziston edhe vlerësimi i kontributit të qeverive socialiste në këtë proces, të cilin zoti Rama gjer më sot me një fanatizëm të papranueshëm është përpjekur ta mohoj”, - ka deklaruar zëdhënësja e selisë blu. Anëtarësimi në NATO ka qenë një ndër objektet e debateve të forta mes dy partive kryesore në politikën shqiptare. PD-ja shpeshherë ka sulmuar kryesocialistin Rama dhe zyrtarë të tjetër të PS-së. Lidershipi demokrat ka thënë se kur një vit më parë pritej që Shqipëria të merrte ftesën për anëtarësim në NATO në samitin e Bukureshtit, nga selia e PS-së dilnin lajme të paqena se ftesa nuk do të jepej.