Tenderat, ka diskriminime dhe favorizime
04/03/2009 Avokati i Prokurimeve dorëzon në Kuvend raportin vjetor për vitin 2008. Kritikat
Në 210 raste është bërë hetim administrativ dhe në 53 është bërë monitorimi
Avokati i Prokurimeve gjatë vitit 2008 ka shqyrtuar 354 ankesa nga operatorët ekonomikë, të cilët kanë kundërshtuar vlerësimet e autoriteteve kontraktore apo të Agjencisë së Prokurimit Publik. Në 210 raste Avokati i Prokurimeve ka filluar hetimin administrative, në 144 të tjera është bërë shqyrtimi administrative dhe në 53 raste është aplikuar monitorimi i procedurave. Kjo bëhet e njohur në raportin vjetor të Avokatit të Prokurimeve, i cili është depozituar në Kuvend. Sipas raportit, gjatë vitit të shkuar Avokati i Prokurimeve në 129 raste ka mbështetur operatorët ekonomikë për problemet që ata kanë ngritur, ndërsa në 30 raste të tjera janë dhënë rekomandime për rivlerësimin e ofertave, nisur nga shkeljet e konstatuara gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit. Në raport thuhet se në 102 raste Avokati i Prokurimeve ka dhënë rekomandime për anulimin e procedurave, nisur nga shkeljet e konstatuara për parregullsi në dokumentet e tenderit apo për zhvillim me mangësi të procedurave të prokurimit. Referuar raportit, gjatë vitit 2008 numri më i madh i ankesave nga operatorët ekonomikë është bërë në muajt gusht dhe tetor, përkatësisht 60 dhe 51 ankimime. Në kapitullin për problematikat e vërejtura gjatë shqyrtimit të ankesave në vitin 2008, Avokati i Prokurimeve thekson se autoritetet kontraktore zhvillojnë procedura prokurimi në kundërshtim me kriteret ligjore të përcaktimit të fondit limit apo kur fondet nuk i kanë në dispozicion. Po kështu në raport theksohet se autoritetet kontraktore nuk zbatojnë kriteret ligjore për hartimin e dokumenteve të tenderit dhe zhvillimin e procedurave në afatin e caktuar. Në këtë kuadër, Avokati i Prokurimeve kërkon prej autoriteteve kontraktore që të mos vendosin kritere diskriminuese, të cilat krijojnë premisa për shmangien e konkurrencës së ndershme. “Në disa raste janë vendosur kërkesa të ekzagjeruar lidhur me kriterin ‘eksperienca të mëparshme’, duke mos respektuar kufijtë e përcaktuar në dokumente standarde”, - thuhet në raport. Një tjetër vërejtje e përmendur nga Avokati i Prokurimeve ka të bëjë me zhvillimin e procedurave të prokurimit me mangësi, apo favorizimit dhe kualifikimit që u bëhet operatorëve ekonomikë, të cilët nuk përmbushin kriteret kualifikuese. Në këtë kuadër, raporti përmend Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Shëndetësisë, QSUT-në, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve si dhe disa bashki në vend. Po kështu raporti evidenton se autoritetet kontraktore zvarritin pa arsye marrjen e vendimeve përtej afateve ligjore të përcaktuara për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave. Në këtë kuadër, raporti thekson se operatorëve ekonomikë u është mohuar e drejta ligjore e ankimimit, ndërsa kontratat që lidhen janë të pavlefshme.
Vërejtjet
Autoritetet kontraktore nxitojnë të lidhin kontrata edhe kur ka filluar hetimi administrativ për shkelje të procedurave të prokurimit. Këto veprime dëmtojnë rëndë konkurrencën e drejtë, ulin besimin e publikut dhe favorizojnë korrupsionin. Autoritetet kontraktore nuk zbatojnë vendimet e APP-së lidhur me rivlerësimin e ofertave, çka krijon efekte negative në administrimin e fondeve publike.