Hidhen akuza dhe sulme të rënda politike
04/03/2009 Demokratët dhe socialistët thellojnë përplasjen mbi projektin e Bankës Botërore
Rama: Berisha arrogancës provinciale. Bogdani: Rama korruptues
Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë shkëmbyer në distancë sulme dhe akuza të ashpra me njëra-tjetrën lidhur me projektin e Bankës Botëtrore për zhvillimin e zonës bregdetare juglindore të vendit. Kryesocialisti Edi Rama, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Kryeministrit Sali Berisha është futur në një konflikt me partnerët ndërkombëtarë. “Për shkak të paaftësisë proverbiale, të interesave personale dhe klanore të Sali Berishës e të ministrave të tij e të arrogancës provinciale, jo vetëm është pezulluar një projekt strategjik për Shqipërinë e të nesërmes, por është vënë në një pozitë të vështirë dhe aspak të merituar edhe vetë Banka Botërore”, ka deklaruar kreu i PS-së. Sipas tij, “Sali Berisha dhe oborrtarët e tij të zhytur në batakun e konfliktit të interesit mund ta kenë harruar, apo ndoshta nuk e kanë ditur ndonjëherë, se prej vitit 1991, Banka Botërore ka miratuar për Shqipërinë 67 projekte me një vlerë totale rreth 997.5 milionë dollarë, të fokusuara në sektorët më prioritarë të vendit tonë”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike, që përmes zëdhënësit Gerti Bogdani, ka theksuar se kreu i PS-së me deklaratat e tij vetëm sa mbron interesat e tij të ngushta personave. “PD i thotë zotit Rama se mund të korruptosh ndonjë vizitor që të mësyn ty për të mbushur xhepat e veta me paratë që u vjedh taksapaguesve, por nuk do të mundësh asnjëherë të shndërrosh Jalin si Tirana, në çifligun tënd dhe të Shalsave të tu. Qeveria shqiptare nuk ka deklaruar kurrë se Banka Botërore ka urdhëruar prishjen e ndërtimeve pa leje në Jalë, por si njeri që nuk mund të skuqesh nga asgjë, se nuk ke fytyrë, shpif dhe trillon çdo ditë gjëra të paqena”, ka deklaruar Bogdani. Sipas tij, prishja e ndërtimeve të paligjshme është një zbatim konstant i ligjit të vendit në të gjitha zonat turistike.