Meta: I hapur për debat me Ramën
04/03/2009 Kreu i LS-së në Shkodër, kritika dhe akuza në adresë të kryetarit të PS-së
“Unë nuk jam si ai, që nuk i bën zemra të shkojë të shohë rrugën që do të bashkojë shqiptarët”
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ftoi në një debat të hapur homologun e tij, kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Ftesën Meta ia drejtoi kryetarit të PS-së nga qyteti i Shkodrës gjatë takimet me mbështetës dhe simpatizantë të partisë së tij. Por ndër arsyet kryesore për të cilën kreu i LSI-së kërkoi një debat të tillë lidhej pikërisht me bërjen publike të fakteve që detyrojnë këtë mënyrë të të bërit opozitë nga ana e Partisë Socialiste. Sipas tij, janë faktet dhe materialet që kreu i mazhorancës Sali Berisha zotëron për kreun Rama ato që e pengojnë këtë të fundit të mos ngrejë zërin as për 9 janarin e as për 15 marsin në Gërdec. “Jam i gatshëm për një debat të hapur dhe Rama të vijë me cilin të dojë, në mënyrë që të dalë në pah se për cilin ka material të fortë Berisha: për Metën apo për Ramën, të cilit i mori votën për Kushtetutën, për Kodin e me radhë”, - u shpreh Meta gjatë fjalës së tij. Në këtë takim Meta lëshoi një lumë kritikash dhe akuzash për kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Duke iu referuar moszbardhjes së tragjedisë së 9 janarit dhe asaj të 15 marsit, kreu i LSI-së fajësoi pikërisht Ramën e Berishën si përgjegjës kryesorë, ndaj bëri thirrje që më 28 qershor shqiptarët të votojnë alternativën që përfaqëson LSI-ja, pasi sipas tij vendin nuk do ta rrjepin më Fazlliçët e Berishës. Duke vijuar në një kundërvënie të hapur me kreun socialist, Meta risolli në kujtesë ardhjen dhe angazhimin në jetën politike të Ramës. “Ilir Meta nuk ka ardhur nga jashtë në Shqipëri për të hipur në pushtet, as nuk do të iki nga vendi jashtë tij nga frika. Përkundrazi, në kohën e qeverisjes sime u ndërtuan rrugë të rëndësishme dhe këto jo me kosto për shqiptarët”, - vuri në dukje kreu i LSI-së. Gjithashtu Meta u ndal në rrugën Durës–Kukës, duke theksuar se “unë nuk jam si ai, që nuk i bën zemra të shkojë të shohë këtë vepër, duke bërë sikur e ka hallin te korrupsioni i Berishës. Nëse do të ishte kështu, atëherë do të na kishin dhënë firmat për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për Gërdecin”. Sipas tij, Rama po i zhduk çdo ditë e më tepër traditat e partisë që ai drejton, përfshirë këtu dhe flamurin, që për Metën tashmë është zëvendësuar me “xhufkat ngjyrë ylberi”. Por ndërkaq kreu i LSI-së shigjetoi ashpër dhe një nga deputetët e kësaj partie - Namik Doklen. Gjatë vizitës në ambientet ku zhvillohet greva e urisë nga familjarët e personave të zhdukur në tragjedinë e 9 janarit 2004 , Meta u shprehu solidaritet të plotë familjarëve të ngujuar. Gjithashtu ai shprehu keqardhje për Doklen, që sipas tij, në vend që të vejë e të vizitojë të ngujuarit, shprehet në medie se politika e re do të fitojë më 28 qershor. “Sot nëpërmjet medies jam informuar se kryeministri i asaj nate, zoti Dokle, se tjetri nuk ishte në Shqipëri, fliste për fitoren e politikës së re më 28 qershor dhe nuk vjen këtu për t’ju vizituar ju. Ndaj unë do t’i them atij: si nuk të vjen turp që nuk ke ardhur t’i takosh këta njerëz, se po bënë 6 vjet që ka ndodhur kjo tragjedi dhe nuk u ke ardhur për ngushëllim këtyre njerëzve”, - vuri në dukje Meta. Gjithashtu, Meta bëri me dije se Sokol Axhemi dhe Seit Fishta do të jenë kandidat për deputetë të kësaj partie në Shkodër.
Kërkesa
“Dokle, që nuk bëri asgjë atë natë, kur e mori vesh e gjithë Shqipëria që gomonet ishin në det, por edhe sot pas gjashtë vjetësh nuk ka kurajën që të takojë familjarët e kësaj tragjedie, të paktën të ketë kurajën të largohet nga politika, sepse kjo që po ndodh në Shqipëri është e tmerrshme, sepse ndodh tragjedia e Karaburunit, e ngre zërin Berisha dhe, pasi vjen në pushtet, e mbyll këtë çështje. Ndodh tragjedia e Gërdecit, e mbyll pala tjetër, ajo që bëri Karaburunin.”
Akuza
“Rama, ky hipokrit, nipi dhe i biri i anëtarëve të Komitetit Qendror, të cilët urdhëruan dhe morën pjesë në ekzekutimin e shumë artistëve, bën si i persekutuar sot. Por ndërkohë ai është në njeri hakmarrës, pervers, i cili nuk ka respekt për traditat e vendit të tij. Ishim ne socialistët që e mbrojtëm kur Uruçi, ministre kulture në atë kohë, e çoi për hetim në prokurori, e mbrojtëm dhe kur Berisha e nxori lakuriq më 2007-n.”