Gjonaj: Procesi i votimit për buxhetin, i rregullt
Sekretari i Këshillit Bashkiak, Vladimir Gjonaj,anëtar i Partisë Socialiste, deklaron se procesi i votimit të buxhetit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që u mbajt me datë 3 , mund të konsiderohet i rregullt. Ai thekson se nga 53 këshilltarë të pranishëm , 29 votuan pro Miratimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2009-të. Vladimir Gjonaj deklaron se zyra e Këshillit Bashkiak ka zbardhur materialin e buxhetit të miratuar, dhe i është vënë në dispozicion për firmë kryetarit të Këshillit Bashkiak . Vladimir Gjonaj shton se ky është versioni i vetëm zyrtar i konkluzionit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak qe u mbajtë më datë 3, sepse sipas tij vetëm Sekretari i këshillit dhe sekretaria kanë të drejtën ta formulojnë këtë version pas çdo mbledhje të këshillit.