E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSV 91 promovon zgjerimin e partisë në rrethin e Fierit

Partia Socialiste e Vërtetë 91 zhvilloi dje në pallatin e Kulturës të qytetit mitingun promovues për rrethin. Në një sallë të mbushur plot me qytetarë dhe mbështetës të kryetari i PSV 91 të rrethit Tepelenë, Myrdar Jera foli për arsyet morale dhe politike që nxitën socialistët e vërtetë për tu angazhuar në projektin politik të modernizimit të së majtës dhe të fitores së saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetari i këshillit të Bashkisë, Petrit Abedini, jo vetëm shpalli anëtarësimin e tij në PSV 91, por shpalosi edhe filozofinë e integrimit të vendimmarrjes bashkiake me vullnetin dhe kërkesat e zgjedhësve. Kryetari i PSV 91, Petro Koci në fjalën përshëndetëse u përqendrua në qeverisjen e keqe që po sundon vendin dhe thellimin e varfërisë. Të ardhurat e taksapaguesve po përqendrohen në xhepat e një grushti njerëzish rreth kryeministrit dhe rreth disa kryetareve të bashkive. Oligarkia ka pushtuar institucionet e vendit, tha Koçi. Sipas tij, ky pushtet informal e urdhëroi klasën politike të votonte ndryshimet kushtetuese të 21 Prillit. Ai deklaroi se dy politikanët kryesore të oligarkisë, Rama dhe Berisha kanë dalë jashtë kontrollit të qytetarëve dhe të zgjedhësve. Koçi theksoi se PSV 91 është projekti politik i vendosjes së kontrollit të qytetarit mbi politikën. Fatkeqësisht, sipas tij lidershipi i PS është shndërruar në shoqatën e Vullnetarëve të Delijorgjit  që pasi i dha garanci Berishës të qeveriste në qetësi deri ditën e fundit të këtij mandati e të përqendrohej në zgjedhjet e ardhshme guxon të bëjë tregti politike me ngjarjen e Gërdecit në këmbim të votave.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›