Zbardhet lista e kandidatëve për deputetë në Vlorë, ja pretendentët Vip

Shpëtim Gjika përjashtohet nga kandidimi për deputet nga kryesocialisti Rama
Pas shumë hamendësimeve dhe dëshirave të shprehura privatisht në grupe miqsh e shokësh, tashmë ka filluar të marrë formë, pothuajse formë zyrtare, lista e kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës, e cila përveç qytetit bregdetar ka në përfshirë edhe Delvinën dhe Sarandën. Në gjithë këtë qark, deri tani dihet ligjërisht që do të zgjidhen 12 deputetë liste.Duken shumë, por për dy partitë politike kryesore që gjithmonë kanë qenë përfaqësuar në parlament janë pak dhe ato mendojnë se mund të marrin nga 4 apo e shumta 5 deputetë. Kjo e ka ndezur luftën për të qenë në renditjen e listës së partisë sa më lart. Mirëpo me aq sa bëhet e ditur në dy selitë e partive kryesore, ka mundësi që të ndodhë ajo që nuk ka ndodhur deri më sot asnjëherë dhe që është e çudia e radhës: Asnjë deputetë safi vlonjat, mund të mos ketë parlamenti i ardhshëm. Sipas listave, që bëhen dhe përmbysen pothuajse çdo ditë, të pakontestueshëm mbeten të paktën tre apo katër emrat e parë në listat e të dy partive. Kështu, në listën e PD, në krye ka qëndruar i pakonkurrueshëm deri më sot emri i Kryetarit të Grupit Parlamentar aktual, Astrit Patozi. Askush në Vlorë nga demokratët nuk e do këtë kandidim, por dhe askush nuk e konteston sepse tashmë ata e dinë se ai është beniamin i kryeministrit dhe këtij të fundit askush nuk guxon ti bëjë edhe asnjë SMS. I dyti në listë ka qenë përgjithmonë Leonard Demi, edhe sepse përfaqëson komunitetin çam, ndonëse jo në partinë e identitetit, atë PDI. E treta në listë është ministrja e integrimit Majlinda Bregu, që me këtë kandidim ka përmbysur përfundimisht ëndrrën për të pasur një përfaqësuese femër vlonjate në parlament. Tashmë beteja po bëhet për emrin e katërt në listë, që mendohet se mund të jetë fitues, nëse nuk do të ketë surpriza. Nëse i katërt do të jetë këshilltari i kryeministrit Petraq Milo, që vetëm origjinën ka nga jugu, atëherë përfundimisht mund të thuhet se asnjë vlonjatë safi nuk do ta përfaqësojë Vlorën në kuvend. Sepse janë në këtë listë edhe emrat e vlonjatëve deputetë të tanishëm, Kollozi dhe Leskaj ashtu si edhe kandidatë të tjerë si Laureta Bejkosala, prefekti aktual Hasan Halili e Sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës, Dorote Konomi, por këta nuk e kanë të sigurt fitoren dhe janë në këtë listë vetëm për të përmbushur një detyrim ligjor të kodit elektoral. Ndërkohë që, pothuajse e njëjta gjë po ndodh edhe në kampin rozë. Por, këtu dominojnë femrat jo vlonjate. Këtu duket se i sigurt është moskandidimi i kryetarit aktual të bashkisë së qytetit, Shpëtim Gjika, që është njëherazi edhe kryetari i PS- së për qarkun. Ndërkohë, që vetë Gjika pa pohuar se nuk e ka pranuar kandidimin, sepse e ka tashmë një kontratë me zgjedhësit deri më 2001. Nga godina qendrore e PS- së në Tiranë tregojnë se atë kandidim nuk e ka pranuar vetë kryetari i madh, Edi Rama. Kryesocialisti Rama i ka deklaruar me ironi Shpëtim Gjikës se nëse dëshiron të jetë kandidat për deputet mund ta vendosë të trembëdhjetin në listë. Që nga ajo kohë ka hyrë një lloj qejfmbetje midis kryesocialistit dhe kryebashkiakut të qytetit jugor. Në fakt kreu i Bashkisë së Vlorës ka krijuar përçarje në PS dhe nga njeriu i besuar dhe servili i Fatos Nanos u kthye në servili i Edi Ramës. Tashmë Gjika është në sherr me deputetët e tjerë të Vlorës të cilët njihen si përkrahës së Nanos dhe ky fakt ka sjellë përçarje në këtë parti. Në listë nga të parat janë kryetarja aktuale e grupit parlamentar Valentina Leskaj dhe aktorja e mirënjohur Luiza Xhuvani. Pastaj vjen minoritari Stefan Çipa dhe më poshtë tij, vlonjati i transformuar në tiranas këtu e shumë vjet më parë, Arben Isaraj. Kështu që edhe në këtë listë, i bie që vlonjati safi të jetë poshtë pesëshes dhe ku fitorja nuk është e sigurt. Nuk është e sigurt sepse mendohet që dy deputetë në gjithë këtë qark të nxjerrë edhe PDI, që në gjirin e saj ka komunitetin çam dhe që këtë radhë janë bërë gati të votojnë për ata kandidatë çam, që nuk kandidojnë për partitë e mëdha, por për partinë e tyre. Por, dy deputetë mendohet të fitojë edhe LSI, që ndonëse ka rrjedhje për tek partia mëmë ka po ashtu edhe prurje prej saj dhe është në aleancë më pjellën më të re të partisë mëmë, atë të Petro Koçit, që në Vlorë ka jo pak përkrahës. Për LSI duhet përmendur edhe fakti se po mbledh rreth vetes shumë biznesmenë të fuqishëm që siç dihet nga praktika shqiptare, shumë shpesh kanë dalë fitues në të tilla zgjedhje. Partitë e tjera janë garniturë e parëndësishme në zgjedhje dhe mendohet se do të marrin vota, por jo aq sa të rrezikojnë kandidaturat e partive të mëdha. Kështu sipas aritmetikës së thjeshtë, nëse katër deputetë i marrin dy partitë e fundit, dy partive kryesore me aleatët e tyre u bie të ketë maksimumi nga katër deputetë dhe fatkeqësisht në katërshet e para të listave të dy partive nuk ka asnjë vlonjatë safi.
Last Updated on Saturday, 14 March 2009 23:17