E Diel, 1 Nëntor 2026

Romë, Topalli thirrje emigrantë: Kthehuni, votoni për Shqipërinë Evropiane

TIRANË- Shqiptarët që jetojnë në Romë mirëpritën në një takim entuziast Kryetaren e Kuvendit dhe nënkryetaren e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, në kryeqytetin italian.

Nën thirrjet e simpatizantëve të Partisë Demokratike u prezantua edhe video-konferenca që Kryeministri dhe Kryetari i PD-së Sali Berisha zhvilloi me ta. Në fjalën e tij Kryeministri Berisha theksoi arritjet që qeveria e drejtuar nga demokratët ka bërë në këto 8 vjet.

“Të dashur bashkëkombase dhe bashkëkombas të mi, në emigracion në Itali, miqësisht ftoj secilin prej jush për të ardhur në Shqipëri më 23 qershor, për të firmosur me votën e tij projektin e Shqipërisë së zhvilluar, projektin e Shqipërisë europiane”, u shpreh Kryeministri ne mesazhin e tij.

"Programi ynë garanton 3-5 vjet pa asnjë taksë per çdo biznes, që emigrantët e kthyer, do të hapin për Shqiperinë e zhvilluar”, tha Jozefina Topalli. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kandidati për deputet i qarkut të Tiranës, Tritan Shehu.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›