E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Përmbytjet’, Rama: Berisha nuk ka se çfarë të premtojë, veçse të gënjejë

VRESHTAS- Kreu i PS-së, Edi Rama u ndal mesditën e sotme në zonën e Vreshtasit në Qarkun e Korçës, ku organizoi një kënd fjale, ku u interesua për problemet që shqetësojnë banorët e kësaj zone. Rama theksoi se vota e 23 qershorit nuk është vota që përcakton fitoren majtas apo djathtas, por është vota që përcakton rrugën e vendit tonë drejt rrënimit apo drejt rilindjes së vendit.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri përgjegjëse qeverinë për gjendjen në të cilën ndodhet vendit, teksa solli shembuj të vendeve arabe, të cilët edhe ne shkretëtirë shihen hapësira të gjelbërta.

“Juve tani iu ka mbetur vecse të qeshni me gjithë këto halle, por e vërteta është se gjithë këto halle kanë një emërues të përbashkët. I bien në kokë popullit kur nuk ka shtet. Njerëzit nuk i mbijetojnë dot në fshat probleme të tokës nëse shteti i kthen kurrizin. Kjo është jnë tallje e përditshme se vijon mjafton të hapësh televizionin dhe të dëgjosh gjyshin me antiplumb ku thotë përralla. Në vendet arabe të vjen zor si shqiptar ku shikon mbi shkretëtirë ku s’ka pikë uji, puse nafte dhe parcela të gjelbërta me zarzavate që i kultivojnë në shkretëtirë. Ne ecim mbi ujë në vendin e dytë me të pasur të Evropës, në na mbyt uji që në shiun e parë. Kjo është një gjendje që i takon mesjetës”, tha Rama. 

Duke dëgjuar ankesat e banorëve, Rama iu bashkua shqetësimit të tyre për mundësinë e kthimit të kënetave në tokat e zonës.
Në vazhdim, ai përmendi mungesën e sistemit të vaditjes e kullimit të tokës, koston e lartë të prodhimit, apo mungesën e tregut për prodhimet e fshatit, problem për të cilat ofroi zgjidhje mbi bazën e programit për rilindje të fshatit. “Emërues i të gjitha halleve të fshatit është mosmbrojtja e shtetit”, theksoi Rama, duke bërë përgjegjëse qeverinë për gjendjen e mjeruar, siç e cilësoi ai, të fshatit dhe banorëve të tij.

Kreu i socialistëve, tha se kryeministri nuk ofron zgjidhje duke përmendur arritjet e qeverisë ndër vite si anëtarësimi në NATO apo liberalizimi i vizave. Rama nënvizoi se për të kthyer Shqiëprinë në burim punësimi duhet që më parë të kthehet qeveria në punë.

“Del atje i pari i qeverisë dhe thotë ju duhet te jeni të lumtur se ne jemi te dyte pas Gjemanisë, ju do jeni të jeni të lumtur për NATO dhe liberalizimin e vizave. Ca lidhje ka kjo me hallet dhe problemet që duan zgjidhje dhe kërkojnë përgjigjie. Ajo cfarë do bëjmë është sa e thjeshtë për të thëne dhe e domosdoshme për të bërë. Duhet te kthyem Shqipërinë ne pune duke kthyer qeverinë ne pune. Qeveria nuk është në pune, ajo bën biznes me llafe, me demek është qeveria dhe punon dite natë për veten e saj. Ne duam te kthejmë sytë e qeverise nga fshati, nëse fshati nuk rilind nuk ka rilindje për këtë vend”, theksoi Rama.

Rama u ndal edhe tek premtimet që pak ditë më parë kryeministri bëri në takimet elektorale në Shkodër, ku i premtoi banorëve të kësaj zonë dëmshpërblimet për përmbysjet. Kreu i opozitës, akuzoi Berishën se tashmë nuk ka se cfarë të premtoi dhe nuk i ka mbetur rrugë tjetër vecse të gënjejë.

“Do heqim akcizën e naftës dhe taksën. Berisha tha jo por do japim para në dorë për të blerë naftën, par në dorë për plehrat kimike dhe fidanin. Vijon papushim tregimi i përrallave ta hajë kush ta haje se skam se cfarë të bëjë. Përralla që fyjen inteligjencën e gjithë vendit që merren për budallenj. Tha se do shpërblej cdo qindarkë përmbytje. Ne u përmbytëm një herë me tha një shkodran, na premtua 100 % shpërblim erdhën prap dhe herën e fundit nuk na premtoi asgjë. Nuk ka se cfarë ti premtojë vetëm ti gënjejë sa të mundet”, u shpreh Rama. 

“Ridvan Bode del e thotë se kemi bëri një rrugë, plaç se nuk ke bërë asgjë. Kush e do të mbajë pushtetin në qafë të rrijë në shtëpi kush do ta ketë qeverinë në krah jo vetëm vete por deri më 23 qershor ti vijë syrin kujt nuk ka votuar ta bindi dhe ta marrë të votojë”, përfundoi Rama. 

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Qeveria e Berishës, kompani private që bën biznes me pasuritë e shqiptarëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›