Banorët e Orikumit bllokojnë bashkinë
02/04/2009 Po ndërtohen pallate në tokat e tyre
VLORE- Një ditë pasi kanë pezulluar punimet për ndërtimin e në prej pallateve në qytezën e Orikumit, mbi 100 banorë kanë bllokuar dje hyrjen e bashkisë duke mos lejuar administratën që të futej në të. Për rreth një orë banorët, të cilët kishin bllokuar hyrjen kanë hedhur thirrje të ndryshme në lidhje me pronën ku sipas tyre çështja e tyre duhet të marrë zgjidhje sa më shpejt. Bllokimi është bërë në orët 8 kur punonjësit e bashkisë nisin punën, por edhe pas disa tentativave të punonjësve për të hyrë, banorët nuk i kanë lejuar. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të shpërndarë turmën pas më shumë se një orë duke bërë që punonjësit të hynin dhe të vijonin punën normalisht. Për këtë problem, kryetari i bashkisë Orikum, Kanan Braho, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të banorëve, të cilët janë shprehur se çështja e pronave duhet të marrë zgjidhje sa më parë pasi në të kundërt protesta do të përshkallëzohet. Banorët janë shprehur se kanë punuar 50 vjet në këto toka, të cilat kanë qenë moçale më përpara dhe janë ata që i kanë kthyer në toka bujqësore. Kreu i bashkisë i ka premtuar se do të bllokojë lejet e ndërtimit të pallateve që janë duke u ndërtuar aktualisht në zonën e pretenduar, por kjo gjë është e kundërligjshme dhe nuk është një zgjidhje përfundimtare.