Tatimi mbi fitimin, ankohet biznesi i vogël
02/04/2009 “Është barrë e rëndë për ne”
FIER- Bizneset e vogla në qytetin e Fierit që përbëjnë rreth 1500 subjekte në bashki me ligjin e ri tatimor, do të jenë objekt tatimor për pagimin e tatimit mbi të ardhurat. Kjo do të thotë ndryshe me rritjen e vlerës së pagimit të tatimeve për subjektet e biznesit të vogël. Bizneset që janë prekur nga ky vendim janë shprehur të pakënaqur dhe se kjo periudhë është e papërshtatshme nga ana e qeverisë për të përfshirë edhe biznesin e vogël në rritjen e barrës fiskale. “Është krizë ekonomike. Ne mezi mbajmë veten tonë në këmbë. Punojmë që të mos rrimë kot”, thotë tregtarja Vera Shehaj. Ja ku është malli im. Unë kam marrë borxh dhe kam paguar tatimet. Biznesi i madh dhe i mesëm e justifikon punën, ndërsa biznesi i vogël nuk e justifikon atë. “Sipas drejtuesit të departamentit të Tatim-Taksave në Bashkinë Fier, Fadil Tare, ky është vendim i qeverisë dhe do të administrohet nga dega e tatimeve ku të gjitha këto të ardhura nga vjelja e këtij tatimi do të shkojnë për llogari të buxhetit të shtetit. Ajo pjesë e fitimit që ata kanë përfituar nga aktiviteti i tyre gjatë vitit 2008, do të jetë objekt i tatimit për shembull. N.q.s një subjekt për vitin 2008 biznesi i vogël ka siguruar një të ardhur neto fitim prej rreth 3-4 milionë lek, atëherë është detyruar me ligj që të paguajnë 10% të këtij fitimi neto në buxhetin e shtetit.