Strehimi, projekt për ndërtimin e 166 apartamenteve
02/04/2009 Qyteti i Korçës numëron 1451 familje të pastreha. Si do të shpërndahen banesat sociale
KORÇE- Aktualisht qyteti i Korçës numëron 1451 familje të pastreha, duke e renditur Korçën si një nga qytete me numrin më të madh të pastrehëve. Shifra e mësipërme është konfirmuar nga burime zyrtare pranë bashkisë Korçë, të cilat saktësuan se nga 1451 familje të evidentuara, 738 prej tyre janë riregjistruar në përputhje me ligjin 9232. Numrin më të madh të të pastrehëve në këtë qytet e zënë komunitetet egjiptiane dhe rome, ndërsa vijnë pas tyre grupet e tjera shoqërore. Kjo gjendje nuk ka lejuar as pronarët e vjetër të banesave të rikthehen në shtëpitë e tyre. Ndërkaq bëhet e ditur se numri i familjeve që sigurojnë të ardhura të mjaftueshme, është shumë më i vogël në krahasim me familjet e pastreha që nuk sigurojnë dot të ardhura të mjaftueshme, çka do të thotë se këto familje e kanë të vështirë të strehohen edhe në banesa me kosto të ulët. Në të vërtetë numri i të pastrehëve në këtë qytet ka qenë shumë herë më i lartë, por fal ndërhyrjes së Qeverisë shqiptare, numri i të strehuarve gjatë tre viteve të fundit ka qenë në nivele të kënaqshme, në një kohë kur Korça zinte vendin e parë në Republikë për numrin e madh të të pastrehëve.
Të pastrehët
Gjithsesi burimet zyrtare pranë Bashkisë Korçë për gjendjen aktuale të të pastrehëve japin këto të dhëna: nga 738 familje të riregjistruara, 252 prej tyre arrijnë të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme, ndërsa 486 të tjera nuk arrijnë të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme, çka do të thotë se numri i familjeve me të ardhura të pakta është shumë më i lartë në krahasim me familjet që arrijnë të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme. Ndërkaq të njëjtat burime konfirmojnë se, nga 1451 familje të evidentuara si të pastreha, 280 prej tyre jetojnë në shtëpitë e pronarëve të vjetër. Ndërkaq bëhet e ditur se komuniteti egjiptian numëron 451 familje, kurse ai rom 55 familje. Shifra e mbetur nga totali prej 1451 familje u përket grupeve të tjera shoqërore. Burimet në fjalë e çojnë analizën edhe më tej: 738 familjet e pastreha kanë në familjet e tyre që nga një apo dy anëtarë e deri në më shumë se 5 pjesëtarë, ku vetëm për strehimin e tyre nevojitet një sipërfaqe prej 26.519 m2.
Apartamentet
Duke iu referuar burimeve në fjalë edhe për vitin 2009 e në vijim, strehimi i të pastrehëve do të mbështetet te projektet me Bankën e Këshillit të Evropës për Zhvillim (CEB), nga e cila do të ndërtohen 96 apartamente, ndërsa nga Projekt Buxheti Afatmesëm parashikohet të ndërtohen rreth 70 apartamente në vit, ku gjithë synimi do të përqendrohet te asistimi me banesa sociale me kosto të ulët për rreth 250 - 300 familje; ndërsa do të ndihmohen me banesa sociale me qira rreth 450 deri ne 500 familje, çfarë do të zgjidhë dhe problemin e të pastrehëve. Strehimi i kësaj kategorie, gjatë viteve 2009-2011 do të realizohet nëpërmjet subvencionimit të kredive. Ajo çka bie në sy ka të bëjë me faktin se gjithçka mbështet te marrëveshja në kuadër e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për projektin “Ndërtimi i banesave me qëllim social”. Ndërkohë bashkisë Korçë do t’i duhet të gjejë trojet për ndërtimin e banesave në funksion të strehimit të të pastrehëve, por dhe një bashkëpunim më të mirë me sektorin privat, veçanërisht me sektorin e ndërtimit.
Kostot
Ndërkaq nga përllogaritjet e kryera ka rezultuar se kosto e ndërtimit për 63. 757 m2 vlerësohet në 1,78 miliardë leke ose 14,8 milionë euro, ku kostoja e ndërtimit për 1 m2 është vlerësuar në 28. 000 lekë. Ndërkohë kostoja totale, përfshirë dhe kosto të tjera si koston e infrastrukturës, projektim e supervizim, vlerësohet në 1.92 miliardë lekë ose 15,4 milionë euro. Kostot e tjera do të zënë 7% të kostos së ndërtimit ose rreth 142 milionë lekë. Kostoja direkte për bashkinë, ku bëjnë pjesë toka 580 milionë lekë ose 4,7 milionë euro me njësi 14. 500 leke për metër katror. Ndërkohë kostot e tjera parashikohen në 63 milionë leke ose 3% e kostos së ndërtimit. Gjithçka e shpjeguar më sipër bën të qartë, se fal zbatimit të projekteve me CEB, projektet me buxhetin afatmesëm dhe subvencionimit të kredive, studimet e kryera më sipër do të bëhen të mundshme për t’u realizuar.
STUDIMI NGA BASHKIA
Ku do të ngrihen pallatet, vendet e përshtatshme
Bashkia e Korçës ka ndërmarrë një studim për sa i përket sigurimit të trojeve, analizës inxhinierike dhe ekonomike, shpërndarjes së sipërfaqes së ndërtimit sipas funksionit që do të ketë çdo ndërtim, por edhe cilat do të jenë përfitimet e bashkisë nga shitja e tyre, si dhe aspekte të tjera të këtij qëllimi (strehimit). Sipas burimeve në fjalë, studimi ka përfunduar për zonën e projektit të emërtuar si “Blloku i ri i sportit” në lagjen nr. 10, ku do të vihet në dispozicion një sipërfaqe prej 40. 000 m2 dhe ku koeficienti i mbulimit me ndërtim do të jetë 25%, nga të cilat: 9 600 m2 ose 24 % sipërfaqe bazë ndërtimi; 23.200 m2 ose 58 % rrugë, sheshe parkime dhe 7. 200 m2 ose 18% sipërfaqe e gjelbër. Projekti i mësipërm do të mundësojë ndërtimin e rreth 32 ndërtesave me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 63.757 m2, nga e cila 18. 490 m2 do t’i takojnë bashkisë dhe 45.267 m2 investitorit privat. Ndërkaq është bërë e ditur se nga shpërndarja e sipërfaqes së ndërtimit, sipas funksionit, do të përftohen rreth 715 apartamente, ku investitori privat do të ketë rreth 415 apartamente me sipërfaqe mesatare 100 m2, dhe rreth 3. 675 m2 sipërfaqe komerciale. Ndërkohë bashkia do të ketë rreth 300 apartamente dhe 1.500 m2 sipërfaqe shërbime komerciale dhe sociale.
TË PASTREHËT
Nga 738 familje të riregjistruara, 252 prej tyre arrijnë të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme, ndërsa 486 të tjera nuk arrijnë të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme, çka do të thotë se numri i familjeve me të ardhura të pakta është shumë më i lartë në krahasim me familjet që arrijnë të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme. Ndërkaq të njëjtat burime konfirmojnë se, nga 1451 familje të evidentuara si të pastreha, 280 prej tyre jetojnë në shtëpitë e pronarëve të vjetër.
ZGJIDHJA
Strehimi do të mbështetet te projektet me Bankën e Këshillit të Evropës për Zhvillim, (CEB), nga e cila do të ndërtohen 96 apartamente, ndërsa nga Projekt Buxheti Afatmesëm parashikohet të ndërtohen rreth 70 apartamente në vit, ku do të përqendrohet te asistimi me banesa sociale me kosto të ulët për rreth 250 - 300 familje; ndërsa do të ndihmohen me banesa sociale me qira rreth 450 deri ne 500 familje. Gjatë viteve 2009-2011 do të realizohet nëpërmjet subvencionimit të kredive.