Pone: Jemi në një fazë të konsoliduar
05/03/2009 Kartat e identitetit
Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Pone ka deklaruar se tashmë ekziston një sistem mjaft i sofistikuar dhe i kompletuar për të pajisur shtetasit me letërnjoftimet e sakta elektronike. Gjatë vizitës në njësinë bashkiake numër 7 në Tiranë, i shoqëruar nga kreu i OSBE-së nëTiranë Robert Bosch, zëvendësministri i Brendshëm ka vlerësuar se procesi i aplikimit për një shtetas zgjat jo më shumë se 5 minuta. “Tani jemi në një fazë shumë të konsoliduar, e cila do të kërkonte edhe interesin maksimal të qytetarëve për të aplikuar. Me implementimin e këtyre kapaciteteve, interesimi i qytetarëve, dhe në mënyrë të veçantë i atyre që nuk kanë pasaportën aktuale duhet të jetë më i lartë, në mënyrë që këto kapacitete të shfrytëzohen në mënyrën më të mundshme”, - tha zëvendësministri Pone. Sipas tij, prodhimi i dokumenteve që gjenerohen nga ky sistem është i standardeve më të larta.