Janjiç: Duhet pranuar, nuk kemi sovranitet mbi Kosovën
Sidoqoftë, Daçiç ka thënë për mediat serbe se, territori i Kosovës që 10 vjet nuk ndodhet nën juridiksionin e organeve shtetërore të Serbisë, në fakt as nën juridiksionin e Ministrinë serbe të Punëve të Brendshme – kështu që, ai ka thënë se është e nevojshme të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi me EULEX-in, në ç’drejtim, sipas tij, “po punohet”.
Ndërkaq, Dushan Janjiç, koordinator i Forumit për Marrëdhëniet Etnike, ka vlerësuar se qysh në qershor – në raportin e Komisionit Evropian – është parë se liberalizimi i vizave në Serbi, nuk ka të bëjë fare me Kosovën, madje as me qytetarët që kanë pasaportat e reja serbe ndërsa jetojnë në Kosovë.
I pyetur ndërkaq, nëse nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit me EULEX-in do të ishte, në një mënyrë, njohje e pavarësisë së Kosovës, Janjiç ka thënë se, “de facto duhet pranuar se Serbia nuk ka kontroll mbi Kosovën, dhe se një pushtet tjetër është prezent në atë territor”.
Start/Telegrafi