E Diel, 1 Nëntor 2026

Pa uje se s'jane "fshatare"

Nje pjese e banoreve te nje fshati ne Lushnje nuk mund te perfitojne nga ndertimi i nje ujesjellesi te ri per nje arsye se nuk jane votues ne kete komune por ne bashkine e Lushnjes.

Drejtuesit lokale te fshatit Hajdaraj kane vendosur nje rregull te cuditshem. Te gjithe banoret e fshatit qe dikur kane bere pashaportizim ne qytet nuk duhet te marrin uje nga ujesjellesi i ri. Ata do te vazhdojne te mbushin uje neper perrenjte sezonale qe kalojne prane fshatit.

Kryetari i komunes thote se banoret qe jetojne ne fshat duhet te bejne regjistrimin ne Gjendjen Civile te komunes ne menyre qe qeveria te miratoje edhe investimet per zonen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›