Obama, letër Rusisë për Iranin
Presidenti amerikan, Obama,
i ka dërguar një letër të
fshehtë homologut të tij
rus tri javë më parë, në të cilën i
ofronte një rishikim të vendosjes
së raketave mbrojtëse në Poloni e
Çeki, në këmbim të mbështetjes
së Moskës në çështjen e Iranit. Sipas
një gazetari anonim, të cituar
nga e përditshmja amerikane
"The New York Times", Presidenti
rus, Medvedev, e mori personalisht
letrën që iu dorëzua dorazi,
tri javë më parë, pra pak pas
hyrjes së Obamës në Shtëpinë
e Bardhë. Në fakt, letra ishte një
përgjigje që Obama i dha letrës së
parë të marrë nga Medvedev me
rastin e marrjes së presidencës.
Ajo është pjesë e përpjekjes për
të rishtypur butonin e marrëdhënieve
mes të dyja vendeve,
sikundër tha edhe vetë zëvendëspresidenti
amerikan, Biden,
gjatë konferencës së sigurimit
në Munih, muajin e kaluar. Plani
për të ndërtuar pajisje radarësh
të teknologjisë së lartë në Republikën
Çeke dhe në Poloni ishte
një nga prioritetet më të rëndësishme
të epokës së qeverisjes së
Bushit. Bushi pretendonte se ky
veprim do të ishte një kërcënim
ndaj Iranit, nëse ky i fundit do të
shprehte hapur ambicien për të
ndërtuar armë të ndërtimit në
masë. Moska, gjatë gjithë kohës,
ka qenë një kundërshtare e hapur
e planit, duke e konsideruar atë
si një rrezik të drejtpërdrejtë dhe
kërcënim ndaj saj. Për sa i përket
Obamës, deri më tani ai nuk
është shprehur konkretisht se
çfarë do të bëjë me planin, duke
u mjaftuar vetëm me deklaratën
se ai do ta mbështesë, nëse është
teknikisht i mundshëm dhe
efi cent. Ndërkohë, po dje, Obama
gjatë një fjale në Shtëpinë e
Bardhë deklaroi se reduktimi i
rrezikut nga ana e Iranit në lidhje
me armët bërthamore e bënte
vendosjen e sistemit antiraketë
në vendet e Evropës Lindore më
pak të domosdoshme. Por, sipas
Obamës, Rusia duhet të ndihmojë
Shtetet e Bashkuara dhe
komunitetin ndërkombëtar në
lidhje me Iranin.
i ka dërguar një letër të
fshehtë homologut të tij
rus tri javë më parë, në të cilën i
ofronte një rishikim të vendosjes
së raketave mbrojtëse në Poloni e
Çeki, në këmbim të mbështetjes
së Moskës në çështjen e Iranit. Sipas
një gazetari anonim, të cituar
nga e përditshmja amerikane
"The New York Times", Presidenti
rus, Medvedev, e mori personalisht
letrën që iu dorëzua dorazi,
tri javë më parë, pra pak pas
hyrjes së Obamës në Shtëpinë
e Bardhë. Në fakt, letra ishte një
përgjigje që Obama i dha letrës së
parë të marrë nga Medvedev me
rastin e marrjes së presidencës.
Ajo është pjesë e përpjekjes për
të rishtypur butonin e marrëdhënieve
mes të dyja vendeve,
sikundër tha edhe vetë zëvendëspresidenti
amerikan, Biden,
gjatë konferencës së sigurimit
në Munih, muajin e kaluar. Plani
për të ndërtuar pajisje radarësh
të teknologjisë së lartë në Republikën
Çeke dhe në Poloni ishte
një nga prioritetet më të rëndësishme
të epokës së qeverisjes së
Bushit. Bushi pretendonte se ky
veprim do të ishte një kërcënim
ndaj Iranit, nëse ky i fundit do të
shprehte hapur ambicien për të
ndërtuar armë të ndërtimit në
masë. Moska, gjatë gjithë kohës,
ka qenë një kundërshtare e hapur
e planit, duke e konsideruar atë
si një rrezik të drejtpërdrejtë dhe
kërcënim ndaj saj. Për sa i përket
Obamës, deri më tani ai nuk
është shprehur konkretisht se
çfarë do të bëjë me planin, duke
u mjaftuar vetëm me deklaratën
se ai do ta mbështesë, nëse është
teknikisht i mundshëm dhe
efi cent. Ndërkohë, po dje, Obama
gjatë një fjale në Shtëpinë e
Bardhë deklaroi se reduktimi i
rrezikut nga ana e Iranit në lidhje
me armët bërthamore e bënte
vendosjen e sistemit antiraketë
në vendet e Evropës Lindore më
pak të domosdoshme. Por, sipas
Obamës, Rusia duhet të ndihmojë
Shtetet e Bashkuara dhe
komunitetin ndërkombëtar në
lidhje me Iranin.