Dënohet me dy vjet burg presidenti i Lacios, Lotito
Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito,
është dënuar me dy vjet burg, ndërsa
biznesmeni Roberto Mexaroma me
një vit e 8 muaj. Të dy akuzoheshin për
spekulime manipuluese e informative
dhe për pengesë aktiviteti të organeve
të drejtësisë. Gjykatësi ka dënuar Lotiton
e Mexaromën edhe me një gjobë
respektivisht 65 mijë dhe 55 mijë euro
e të dy e kanë të ndaluar të punojnë në
administratën publike për një vit. Prokurorja
Laura Pedio i kishte kërkuar gjykatës
masa ndëshkimore me një vit e tetë muaj
dhe 20 mijë euro gjobë për presidentin e
Lacios dhe një vit e katër muaj burg e 20
mijë euro gjobë për biznesmenin roman.
Akuzat e prokurorisë lidhen me aksionet
në klubin bardhekaltër. Sipas rindërtimit
të ngjarjes, më 30 qershor 2005, Lotito
dhe Mexaroma kishin marrëveshje që ky i
fundit të blinte 14.61 për qind të klubit për
llogari të kreut të Lacios. Në këtë mënyrë,
Lotito nuk fi guronte si zotërues i paketës
kryesore dhe nuk bëri ofertë publike për
blerjen e klubit, ashtu sikurse e përcakton
ligji italian për ata që zotërojnë 30 për qind
të aksioneve.