Pa viza në BE Hafsa Skonja pasagjerja e parë
TIRANE-Sapo ora shënoi 00, Shqipëria zyrtarisht u bë përfituese e regjimit të lëvizjes së lirë në vendet e hapësires Shengen. Që prej ditës së sotme, qytetarët shqiptare vetëm përmes pashaportës biometrike do të mund të udhëtojnë pa viza në 25 shtete të Bashkimit Europian , si dhe Zvicer, Islande dhe Norvegji.
Në aeroportin "Nene Tereza", gjithesesi duhej të pritej ora 4 e 30, per te pare simbolikisht avionin e linjes Tirane-Viene, te nisej per fluturim me pasagjeret e pare te levizjes se lire. Hafsa Skonja nga Shkodra, ishte emri i pasagjeres se pare, e cila krejt rastesisht u vendos ne qender të vëmendjes jo vetëm të medias, por dhe të vetë linjës se udhëtimit, që i dhuroi me këtë rast dy bileta falas per destinacionin e saj të preferuar.
Por, pavaresisht atmosferës mjaft entuziazte të krijuar prej kesaj lëvizje historike për shqiptarët, duhen theksuar disa detaje të cilat qytetarët duhet të kenë parasysh përpara se të lëvizin ne Evropë. Edhe pse nuk ka nevoje për deshmi kushtesh të vecanta financiare, ende janë në fuqi rregullat bazë për lëvizjen e qytetarëve të vendeve të treta, që do të thotë se qytetarëve shqiptare që do të lëvizin këto dite, mund tu kerkohet te dëshmohet shuma e parashikuar e shpenzimeve të udhetimit, apo të tregohet saktësisht vendqëndrimi që mund të jetë një hotel apo një vendbanim. Gjithashtu kohëzgjatja e udhëtimit nuk mund të jetë më shumë se 3 muaj, dhe nuk mund të përdoret për të kërkuar punësim apo azil.
Ne aeroportin Nene Tereza, pas fluturimit të parë për Vienë, janë parashikuar me dhjetëra fluturime të tjera në kryeqytetet e mëdha evropiane. Hafsa Skonja, pasagjerja e pare, do te pasohet nga mijëra shqiptare, të cilët me në fund, do të mund te udhëtojne të lire, njëlloj si qytetarët e tjerë europiane.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)