Pacientët janë dakord me ryshfetin që i japin mjekëve
Drejtori Halim Kosova: “Puna e mjekëve do të analizohet nëpërmjet një grafiku”
Eljona Lata
Rreth 40 % e pacientëve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” shprehen se dhënia e ryshfetit do t’i mundësonte një shërbim më të mirë nga mjekët. Këto të dhëna dolën dje gjatë analizës vjetore të maternitetit të vjetër nga një anketim i kryer para disa kohësh. Sipas Drejtorit të këtij materniteti Halim Kosova, rreth 56% e pacientëve të anketuar e shohin si normale dhënien e lekëve nën dorë mjekëve. “Në këtë maternitet për herë të parë do të analizohet puna e mjekëve sipas një grafiku për të shikuar ku kemi mangësi dhe për të rritur kështu cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve. Ndaj mjekëve të cilët nuk arrijnë një standard pune do të do merren masa” u shpreh Kosova. Në analizë ka qenë i pranishëm kreu i Shëndetësisë Petrit Vasili, i cili ka theksuar, se autonomia spitalore është një proces i pakthyeshëm. Ndërkohë që ky reformim mund të arrihet sipas tij edhe në sajë të një mirë menaxhimi të investimeve dhe të ardhurave. “Është e mundshme të bëjmë gjëra. Kjo është e mundshme në qoftë se sistemi reformohet në rrugën e duhur, profili menaxherial i fortë me atë peshë që duhet në një institucion. Përfundimisht asnjë strukturë shëndetësore nuk mund të menaxhohet me përafërsi, me empirizëm apo me improvizime, por kërkon një administrim shumë të kujdesshëm të fondeve” tha Vasili. Gjatë analizës dolën për herë të parë edhe shifrat mbi 10 diagnozat më të përdoruar në Gjinekologjik.
Ryshfeti
Në anketimin e kryer për herë të parë në maternitetin e vjetër ka dalë se pjesa më e madhe e pacientëve janë dakord me dhënien e shpërblimeve ndaj personelit mjekësor. Sipas Kosovës ndër objektivat të cilat duhen arritur është edhe eliminimin e marrjes së parave nënë dorë. Drejtori në fjalën e tij është fokusuar edhe në kualifikimin e personelit, çka sipas tij do të sjellë një shërbim më cilësor për pacientët. “Zakonisht pak mjekë kryejnë pjesën më të madhe të punës – kjo tregon kush po punon si edhe ku janë mundësitë për rreziqe dhe humbje identifikojmë dhe monitorojmë mjekët gjatë kohës që ata punojnë” tha Kosova. Sipas këtij të fundit puna e mjekëve do të përcaktohet nëpërmjet një grafiku dhe nëse një mjek nuk shfrytëzon 40% derri në 60% të kohës në punë rrezikon të humbë vendin e punës. Kosova ka renditur disa nga prioritete për t’u arritur në vitin 2010: fokusimi tek ato shërbime që kushtojnë më shumë, kombinimin e përmirësimit e produktivitetit me përmirësime të cilësisë së shërbimeve, reduktimin e stafit ose ndryshimin e aktivitetit, pra numrin e rasteve.
Diagnozat
Analiza vjetore e maternitetit ”Mbretëresha Geraldinë”, ka nxjerrë shifrat e 10 sëmundjeve më të shpeshta që preken femrat. Sipas të dhënave ka rezultuar se 30% e vajzave dhe grave që janë paraqitur në këtë maternitet gjatë vitit të kaluar kanë rezultuar me N.V.B. Ndërsa rreth në 20% të rasteve të regjistruara problem ka qenë aborti. Sipas të dhënave të prezantuar nga drejtori i këtij materniteti Halim Kosova, pjesa më e madhe e aborteve ka qenë me dëshirë nga pacientja. Sipas Kosovës shifra të larta regjistrojnë gratë, të cilat vuajnë nga fibromioma uteri, rreth 9.8% të rasteve të paraqitura. Gjithashtu rreth 320 raste të vajzave dhe të grave të paraqitura kanë shfaqur problem çrregullimet menstruale. Ndërsa numrin më të vogël e regjistrojnë diagnozat për infeksionet në qafën e mitrës dhe të vaginës me 2.5% të rasteve. Në diagnozat më të shpeshta futet edhe kistet ovariale me 117 raste, Prolaps cistorectocele me 185 raste, Sëmundjet jo infektive të mitrës me 135 raste dhe mola hidatioforme me 110 raste për vitin që lamë pas.
Box
Mbretëresha Geraldinë" mbi 6200 lindje në vit
Në maternitetin Mbretëresha Geraldinë në kryeqytet, rreth 64% e grave i kanë sjellë në jetë bebet e tyre me anë të lindjes normale, ndërsa pjesa tjetër kanë kryer operacion cezarian. Kjo shifër u deklarua nga drejtori i spitalit, gjatë analizës vjetore. Gjatë një viti, mjekët obstetër gjinekologë, realizojnë mbi 6200 lindje, ku 17% e grave vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit. Ndërsa për sa i përket problemeve të foshnjave më të shpeshtat janë lindjet prematurë me 198 raste. Ndërsa janë regjistruara 20 fëmijë te vdekur (pas lindjes – 1 muaj).
Diagnoza Nr. %
N.V.B 1101 30.4
Missed aborti 370 10.2
Abort spontan 360 9.9
Fibromioma ufibroteri 355 9.8
Creg. I menstruacioneve 320 8.8
Prolaps, cistorectocele 185 5.1
Sem.jo inf. te mitrës 135 3.7
Kiste ovariale 117 3.2
Mola hidatioforme 110 3.0
Inf.I qaf. mitrës,vagines 91 2.5
Rritet numri i të sëmurëve prej punës
Shqetësimet psikologjiko-psikiatrike që lidhen me problemet në punë janë në rritje. Shqetësimet depresive që lidhen me ankthin vijnë si pasojë e stresit të rëndë në punë. Sipas të dhënave të fundit 10 milionë punonjës rrezikojnë shëndetin e tyre si në aspektin fizik ashtu edhe në atë mendor. Nga të ka dalë se gratë janë më të prekura nga problemet e shëndetit që kanë si shkak punën, pasi janë pre e prepotencës dhe diskriminimit
17 Shkurt 2010