Pacientët të shtruar në korridore
25/12/2008 Mbipopullohet urgjenca e kardiologjisë, urdhër për shpërndarjen e shtrimeve në pavijonet e tjera
Çdo ditë kërkojnë ndihmën e specializuar mbi 100 pacientë, ndërsa në pediatri 200 të tjerë
Me dhjetëra pacientë janë detyruar të marrin ndihmën e shpejtë mjekësore në korridoret e urgjencave në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për shkak të shtimit të komplikacioneve shëndetësore. Më e rëndë gjendja është paraqitur në urgjencën e kardiologjisë, ku nuk ka më vend për të pritur pacientët që kanë nevojë për ndihmë të specializuar. Sëmundjet e zemrës të shfaqura te pacientët, janë shtuar ndjeshëm, duke tejmbushur jo vetëm pavijonet ku bëhen shtrimet, por këto të fundit prej ditësh po mundësohen në korridoret e urgjencës, ku të ulur në karrige për shkak të mungesës së vendeve pacientët marrin trajtimin. Sipas mjekëve të shërbimit, më e vështirë situata mbetet te moshat e treta, që zënë pjesën dërrmuese të urgjencave. Njëkohësisht kjo kategori e ka më të vështirë që të gjejë një vend shtrimi, pasi dhomat e pavijonit nuk mbajnë më. Raportimet e bëra nga shefat e shërbimit tregojnë se çdo ditë vetëm në urgjencën e kardiologjisë paraqiten 100 pacientë për ndihmë të shpejtë, një pjesë e të cilëve presin me orë të tëra në gjetjen e një vendi të lirë shtrimi.
Problemet
Aty ku urgjenca kthehet në repart shtrimi. Teksa shtohet fluksi i pacientëve që kanë nevojë për shtrim, mjekët ndihen të alarmuar, sepse s’kanë vende ku t’i akomodojnë. Pjesa dërrmuese e pacientëve paraqesin komplikacione të rënda të zemrës, siç janë tensioni i lartë i gjakut, kalimin e gjendjeve të parainfarkteve dhe infarkteve, si dhe një sërë sëmundjes të tjera, të cilat mbingarkohen nga temperaturat e ulëta, siç janë vështirësitë e qarkullimit të gjakut, ndryshimi me luhatje të mëdha i rrahjeve të zemrës. Kjo rëndohet edhe më shumë nga sëmundjet e tjera kronike, prej të cilave vuajnë në masë personat e moshës së tretë. Megjithatë, për t’i paraprirë një situate të tillë drejtoria e QSUT-së ka urdhëruar që gjatë këtyre ditëve, ku dhe fluksi i pacientëve është më i lartë, të bëhet kalimi i të shtruarve në urgjencë drejt pavijoneve të tjera të spitalit ku ka më pak ngarkesë. Kjo në mënyrë që të lirohen vende për të pritur urgjencat e tjera, që janë në rritje nga dita në ditë për shkak të motit të keq që po shoqëron vendin.
Pediatria
Po ashtu me fluks të lartë pacientësh gjatë këtyre ditëve është shoqëruar dhe urgjenca e pediatrisë. Kjo e fundit çdo ditë ka numëruar për marrjen e ndihmës së shpejtë më shumë se 200 pacientë të vegjël. Shumë prej tyre, pasi kanë marrë trajtimin përkatës, janë dërguar në kushtet e shtëpisë për të vijuar ndjekjen e mëtejshme të situatës shëndetësore. Virozat gripale, bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes si dhe virusi i gripit kanë qenë problemet kryesore të shfaqura te kjo kategori. Mjekët pohojnë se kujdes më i madh duhet të tregohet për fëmijët dhe të moshuarit, të cilët për shkak të imunitetit të dobët trupor nuk mund t’u bëjnë ballë ndryshimeve të temperaturave dhe viruseve që gjenden në ambientin ku jetojnë.
Të moshuarit
Problemet kardiologjike të shfaqura te pacientët janë shtuar ndjeshëm, duke tejmbushur jo vetëm pavijonet ku bëhen shtrimet. Këto të fundit prej ditësh po mundësohen në korridoret e urgjencës, ku të ulur në karrige për shkak të mungesës së vendeve pacientët venë e marrin trajtimin përkatës. Pranë kësaj urgjence kërkojnë ndihmën e specializuar çdo ditë më shumë se 100 pacientë, të cilët manifestojnë komplikacione të zemrës.
Fëmijët
Edhe urgjenca e pediatrisë ka shënuar gjatë kësaj jave një fluks të lartë pacientësh të vegjël që kanë manifestuar probleme të shumta shëndetësore. Simptomat më të shpeshta të shfaqura te fëmijët e moshave të vogla kanë qenë ato të virozëve gripale, bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes dhe veçanërisht infeksionet respiratore, të cilat në shumë raste shoqërohen me temperaturë të lartë, gjendje të fikëti dhe diarre.
Megjithatë, për t’i paraprirë një situate të tillë, drejtoria e QSUT-së ka urdhëruar që gjatë këtyre ditëve, ku dhe fluksi i pacientëve është më i lartë, të bëhet kalimi i të shtruarve në urgjencë drejt pavijoneve të tjera të spitalit ku ka më pak ngarkesë. Kjo në mënyrë që të lirohen vende për të pritur urgjencat e tjera, që janë në rritje nga dita në ditë për shkak të motit të keq që po shoqëron vendin.