Pacientët tek Infektivi i Ushtarakut të trajtohen në karantinë
Të merren masa për të rregulluar ligjërisht trajtimin e veçantë të sëmurëve që vendosen në kushte karantine, si dhe pagesën e personelit që punon në repartin infektiv të Spitalit Ushtarak. Ky është rekomandimi i Institucionit të Avokatit të Popullit drejtuar Ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa dhe drejtorit të Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj. Sipas Avokatit të Popullit nga inspektimi u konstatua se në këtë shërbim nuk kishte të ndara ambiente të veçanta të disponueshme vetëm për karantinën, pasi sipas stafit mjekësor sëmundjet infektive varen nga specifika e tyre dhe në bazë të saj bëhej edhe ndarja e tyre. Sipas specialistëve në karantinë futen rastet e murtajës, ethes së verdhë apo gripit të shpendëve, raste këto para të cilave nuk është gjendur asnjëherë vendi ynë. Në këtë kuptim në asnjë nga ambientet e këtij spitali nuk kishte kufizim të mirfilltë të lirisë së individit. Nga inspektimi u konstatua se nuk kishte të ndara ambiente të veçanta të disponueshme vetëm për karantinën, pasi sipas stafit mjeksor sëmundjet infektive varen nga specifika e tyre dhe në bazë të saj bëhej edhe ndarja e tyre. Ndërkohë rekomandohet edhemarrja e masave për krijimin e ambienteve të veçanta në repartin infektiv për t’i paraprirë rasteve të epidemive që mund të sjellin futjen e tyre në karantinë, duke respektuar standartet. Gjithashtu rekomandohet edhe mbështetjen financiare të punonjësve të stafit mjekësor që punojnë në repartin infektiv (mjekë dhe infermierë) dhe konkretisht shtesë për kushte pune të diferencuar nga kategoritë e tjera.