Vieira: Interi nuk gabon dy herë radhazi
"Besoj se Milani dhe Interi e kishin frikë njëri-tjetrin dhe, për këtë arsye, doli një ndeshje "e vogël". Por jam i bindur se ne jemi më të fortë se ata." Patrik Vieira flet pak, por asnjëherë pa kuptim. Mesfushori francez ka mbajtur një leksion futbolli para qindra fëmijëve, në bazë të projektit "Fordfeelfootball", që ka si synim të integrojë disa personazhe të mëdha të sportit, me të rinjtë që duan t'i afrohen sportit më të praktikuar në botë. "Futbolli mund të jetë i rëndësishëm për të rinjtë, jo vetëm për t'i mbajtur larg nga problemet, por sepse është te dhomat e zhveshjes, që fillon të respektosh rregullat. Unë kam pasur fatin të filloj në krah të njërit që quhej Lilian Thuram. Një person i rëndësishëm, që më ka ndihmuar të rritem shumë." Por më pas është futbolli i të mëdhenjve, që jo gjithmonë ka të qeshura... "Kemi humbur derbin, por unë jam dakord me Moratin dhe Mourinjon: barazimi do të kishte qenë më i drejtë. Por ata shënuan dhe ne jo. Komplimentet u takojnë atyre."
Jeni dakord edhe me Ibrën, që ka thënë se Interin e ka mundur arbitri, dhe jo Milani?
- Mendoj se gjyqtari ka gabuar, por nuk ka kuptim të kthehemi tek episodet një nga një. Arbitri është pjesë e lojës, disa herë bën mirë, disa herë gabon. Gjithsesi, edhe ne kemi fajet tona. Tani duhet vetëm të punojmë mbi atë që nuk ka funksionuar.
Milani është dukur më i uritur se ju.
- Qëndron fakti se në fillim mund të ishim treguar më agresivë, por në fundin e takimit është parë se karakteri nuk na mungon, dhe se nuk u dorëzuam në asnjë moment. Besoj se dy ekipet kishin frikë nga njëri-tjetri, prandaj doli një ndeshje "e vogël".
Tani keni menjëherë rastin të rigjeni fitoren në Champions.
- Verder Bremen është ekip i mirë, por ne qëndrojmë të bindur për forcën tonë; një ekip i madh nuk gabon asnjëherë dy herë radhazi. Pa harruar këtu se, po të shkojmë 6 pikë pas dy ndeshjesh, kemi hipotekuar kalimin në raundin e dytë.
Fakti se ndeshja juaj më e bukur është bërë në Athinë, a mund të tregojë se objetivi juaj këtë vit është Champions?
- Mos t'ia shtojmë presionin Champions Ligës, sepse nuk synojmë vetëm atë. Jemi të bindur se i kemi cilësitë për ta fituar kampionatin.
Meqë ra fjala, edhe juve nuk ju shqetëson Lacio në krye?
- Në futboll nuk dihet asnjëherë me siguri se ç'do të ndodhë. Lacio është ekip i mirë dhe, nëse fiton besim...
Ç'mendim keni për dominimin e klubeve angleze në kupa?
- Rezultatet flasin qartë. Për momentin, janë para të gjithëve dhe, nëse Interi kërkon ta fitojë Championsin, duhet të mundë një klub anglez. Vështirësia në këtë kompeticion është se ndodhen rreth dhjetë ekipe që mund të shkojnë deri në fund. Do të jetë e vështirë, por ne duam të shkojmë në finale.
Si ju është dukur Mourinjo, pas derbit?
- I qetë, si gjithmonë. Sigurisht që nuk ishte entuziast, sepse disa gjëra nuk shkuan mirë. Por janë gjëra që ndodhin.
Po polemikat e ngritura nga Mourinjo, si ju duken?
- Deklaratat e tij janë argëtuese. Eshtë një mënyrë e re për t'i shprehur gjërat në vendin tuaj. Mendoj se italianët duhet të mësohen me të. Por edhe ai duhet të mësohet me sistemin italian.
A do të jetë ndonjëherë Vieira trajner?
- Jo, faleminderit! Eshtë e vërtetë se kam pasur trajnerë të mëdhenj, si Venger apo edhe Mourinjon, por për të bërë atë punë duhet shumë pasion. Unë dua vetëm të shijoj jetën.
Liga e Kampionëve
Dje
Alborg – Mançester
Vilarreal – Selltik
Bajern M. – Lion
Fiorentina – Steaua
Arsenal – Porto
Fenerbahçe – Dinamo K
Zenit – Real M
Bate – Juventus
Sot
Inter – Verder
Anorthosis – Panathinajkos
Liverpul – PSV
Atletiko – Marsejë
Kluj – Çelsi
Bordo – Roma
Fenerbahçe – Dinamo K
Arsenal – Porto