E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacienti del nga rreziku për jetën

Pacienti nga qyteti i Beratit, i prekur nga gripi i derrit AH1N1, ka dalë nga rreziku për jetën. Minoreni u paraqit dy ditë më parë në Shërbimin e Infektivit pranë qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza" me komplikacione. Mjekët e Infektivit e trajtuan pacientin 15-vjeçar sipas protokollit të mjekimit, ndërsa gjendja e tij u ndoq me përparësi, duke nisur nga konfirmimi i analizave e deri te dhënia e Tamiflusë.

Minoreni ka qëndruar i izoluar në Shërbimin e Infektivit, ndërsa dje, mjekët sqaruan se pacienti është jashtë rrezikut për jetën dhe trajtimi ka ndikuar në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›