Skema e re e Maturës,pikët brenda gushtit
FORMULA E LLOGARITJEVE TE PIKEVE/ Brenda javës së tretë të këtij muaji të gjithë maturantët që pretendojnë për universitet, do të kenë gati pikët që kanë marrë për çdo degë të përzgjedhur. Drejtori i APRIAL, Arben Fagu, ka bërë ditur dje se pas 21 gushtit, maturantët do të kenë 10 ditë afat për pretendimet e tyre në
raport me vlerësimin. Dje, afati i fundit për plotësimin e Formularit A2
Pikët për çdo degë që kanë përzgjedhur, gjeneralitetet e maturantëve si dhe të gjitha të dhënat personale të tyre do të afishohen në shkolla javën e tretë të gushtit. Pas datës 21, libri i transparencës do të jetë gati. Gjithçka e bën me dije agjencia e pranimit në institucionet e larta publike të arsimit të lartë.
Libri i Transparencës, pikët në gusht, fituesit në shtator
Sipas kreut të saj, Arben Fagu, në këtë mënyrë kandidatët për në universitete do të kenë mundësi të ballafaqojnë, por edhe të korrigjojnë gabime të mundshme që mund të jenë bërë gjatë zbardhjes së formularit A2. "Libri i transparencës do të dërgohet në shkollat e mesme javën e tretë të këtij muaji. Aty janë të gjitha të dhënat personale të maturantëve, duke përfshirë që nga pikët për 10 preferencat e caktuara në formularin A2 deri tek gjeneralitetet. Pas publikimit të këtyre të dhënave, çdo maturant që sheh se është bërë ndonjë gabim njerëzor me emrin apo të dhënat e tjera do të tërheqë formularin e plotësimit të pasaktësive", sqaroi Fagu për gazetën. Ai shtoi se nxënësve do t'u lihen dhjetë ditë kohë për të plotësuar këtë formular dhe për ta dorëzuar atë në shkolla. "Drejtoritë arsimore do të grumbullojnë dhe do të na sjellin këtë formular dhe mbi bazën e tij do të bëhen në sistem korrigjimet e nevojshme", tha Fagu. Maturantët duhet të konsultojnë patjetër librin e transparencës, pasi gabime të mundshme në hedhjen e emrave dhe të dhënave janë evidentuar vitet e shkuara.
Fituesit në shtator
Pasi të këtë përfunduar ky proces APRIAL do të shpallë fituesit. Kreu i kësaj agjencie sqaroi se javën e dytë të shtatorit do të afishohen listat me emrat e fituesve për secilën degë të shkollave të larta. "Do të jetë një listë paraprake, ku maturantët do të kenë afatet e duhura për t'u regjistruar. Pas regjistrimit do të shihen vendet vakante. Kjo procedurë ndiqet, pasi kemi kandidatë që kanë konkurruar këtu, por nga ana tjetër largohen jashtë shtetit. Në një fazë të dytë do të afishohet lista përfundimtare", u shpreh Fagu. Sipas tij, kanë qenë konkurset e Arkitekturës dhe të Sporteve, të cilat e kanë shtyrë disi procesin. Vitin e kaluar ato u zhvilluan në korrik. Ndërsa këtë vit për shkak të plotësimit të formularit A2 pas rezultateve të maturës këto provime do të zhvillohen nga datat 1-10 shtator. Me të marrë të dhënat edhe të këtyre kandidatëve APRIAL do të shpallë listat me fituesit. Ata do të përcaktohen sipas parimit meritë - preferencë. çka do të thotë se parimi i meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme dhe të provimeve të Maturës Shtetërore. Parimi i preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet preferencës më të lartë të zgjedhur prej tyre. Listat paraprake të kandidatëve fitues, në formë të shkruar dhe elektronike do t'iu dorëzohen institucioneve publike të arsimit të lartë, sipas programeve përkatëse të studimit. Për vitin e ardhshëm akademik kuotat e pranimit në universitete janë rritur me 11%. Në total, në 11 shkollat e larta publike do të pranohen 23.534 vetë.
Formula e llogaritjes se pikëve
(D1 + D2 + M) x k1 + (T1 + T2) x k2) x 100 = X (në varësi të rezultatit që del).
Sipas kësaj formule:
M = mesatarja e katër viteve të gjimnazit
D1 = provim i detyruar i Letërsisë
D2 = provim i detyruar i Matematikës
T1 = provimi me zgjedhje 1
T2 = provimi me zgjedhje 2
k1 = koeficienti sipas shkollës së kryer
k2 = koeficienti sipas provimeve me zgjedhje
Pasi të kenë bërë llogaritjen e pikëve, maturantët mund të gjejnë në sajtin e Ministrisë së Arsimit një tabelë, e cila tregon pikët e fituesit të fundit në degën përkatëse