Pack: Beogradi mos pengojë zhvillimin e Kosovës

Eurodeputetja gjermane Doris Pack në një intervistë ekskluzive të dhënë për Radio Kosova thekson se rezoluta që do të miratohet të enjten është përgatitur muaj më parë mbi bazën e zhvillimit të proceseve në Kosovë. Pyetjes se ç'përmban rezoluta për Kosovën Doris Pack iu përgjigj,"Rezoluta ëshë përgatitur muaj më parë mbi bazen e zhvillimit të proceseve në Kosovë dhe ndërlidhet me punë e EULX-it, situatën e përgjitshme në Kosovë, raprotet midis Beogradit dhe Prishtinës etj. Të gjitha këto çështje kanë një rol në këtë rezolute- ka thënë Pack. Ndërsa për pyetjes se ç'mesazh dërgohet për Beogradin zyratar, eurodeputetja iu pergjigj:" Kemi apeluar tek Beogradi të mos pengojë zhvillimin e këtij shteti dhe të mos përkrahë strukturat paralele. Kemi kërkuar që puna e ELEX-it të përkrahet në të gjithë territorin e Kosovës, por kemi kërkuar edhe nga e qeverisë së Kosovës që të zbatojë atë që është shkruar në Kushtetutën e Kosovës. Siç e dini Kushtetuta bazohet mbi planin e Ahtisarit, prandaj, qeveria e Kosovës duhet të japë sinjale të qarta se në Kosovë është e mundur jeta për të gjitha minoritet. Në rezolutë kemi kërkuar edhe themelimin e një universiteti multietnik në mënyrë që së bashku të kenë mundësi të studiojnë studentë shqiptarë dhe serbë. Po ashtu kemi dhënë edhe disa rekomandime se si duhet dhe mundet të ecet përpara në Kosovë",- vijoi Doris Pack. Eurodeputetja ka dhënë komentet e saj edhe për faktin se sa pengon fakti që pese vënde nga Bashkimi Europian nuk e kanë njohur ende Kosovën, në zbatimin e një politike të jashtme të BE-së për Kosovën .''Nuk është mirë kur një komunitet si BE-ja nuk flet me një gjuhë të përbashkët. Ne nuk jemi Shtetet e Bashkura të Europës, prandaj edhe nuk mund të bëhet asgjë kundër qëndrimti të këtyre shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Por një gjë është e qartë,të 27-të vendet anëtare kanë mbështetur, përkrahur dhe qëndrojnë prapa misionit Euleks në Kosovë',- citohet të ketë thenë Doris Pack.