E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit për programin "Europa për qytetarët"

Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka nëshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit që do t'i japë mundësinë Shqipërisë të marrë pjesë në Programin Komunitar "Europa për Qytetarët" për periudhën 2009-2013 ndërmjet Mimoza Kondo, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë dhe Odile Quintin, Drejtore e Përgjithshme për Arsimin dhe Kulturën në Komisionin e BE-së.Qëllimi i programit është: të inkurajojë qytetarët të përfshihen në mënyrë aktive në procesin e Integrimit Evropian, t'iu krijojë mundësi për të zhvilluar një identitet të përbashkët Europian në bazë të Historise,Kulturës dhe Vlerave të përbashkëta si dhe të nxitë tolerancë dhe mirëkuptim të përbashkët.Nga ky program do të përfitojnë, Autoritetet Vendore, Shoqëria Civile, Organizata Jo-Qeveritare , Unione Biznesi, Institucione Shkollore dhe Edukative, Organizata aktive në fushën e Punës Vullnetare dhe Organizata aktive në fushën e Sportit Amator.në procesin e integrimit kjo do të thotë një partneritet më shumë midis qeverisë shqiptare dhe BE-se një hap me shumë në procesin e Integrimit Europian te Shqipërisë, nxitjen e dialogut ndërkulturor në rajon dhe më gjerë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›