Topi: Ngjarjet në Mitrovicë të nxitura nga ekstremistët
Prishtinë -Presidenti Bamir Topi i cili ndodhet për një vizitë në Prishtinë, deklaroi se ngjarjet e fundit në Mitrovicë janë të lidhura me qarqe ekstremiste, të cilat synojnë të destabilizojnë Kosovën. Pas një takimi me homologun kosovar, Topi theksoi se shumë shpejtë, në Prishtinë do të dërgohet ambasadori shqiptar, i cili është emëruar prej kohësh, por ende nuk është vendosur në misionin e tij në shtetin e ri të Kosovës. Fillimisht Topi, ka lënë një nënshkrim në simbolin e pavarësisë së Kosovës "New born", i cili është i vendosur në qendër të Prishtinës.
"Kjo vepër artistike, shumë simbolike, 'New born', e shkruar në anglishte, tregon se pavarësia e Kosovës erdhi në saje të përpjekjeve të popullit të Kosovës, por me asistencën e padiskutueshme të miqve ndërkombëtarë. Sot, Kosovë e lirë, sovrane e demokratike, asistohet nga ndërkombëtarët. Por, jam i bindur që, shumë shpejt, Kosova do të jetë e pavarur në të gjitha drejtimet, do të jetë e aftë të administroje vetë në gjithë territorin e saj, shtetin e së drejtës, shtetin e lirisë, mbi bazën e multietnicitetit. Jam i bindur për këtë. Këtë e shoh te çdo qytetar i Kosovës", deklaroi Presidenti Topi.
Ndërsa presidenti Sejdiu shprehu mirënjohjen për rolin e Shqipërisë në mbështetjen ndaj pavarësisë së Kosovës.