E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Beogradit: Të drejtat e serbëve në bazë të Kushtetutës kosovare

Prishtinë -Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, në fjalën e mbajtur para pak minutash në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se pavarësia e Kosovës dhe njohja e saj nga 53 shtete me peshë në arenën ndërkombëtare, dëshmojnë se vendimi i marrë në 17 shkurt të vitit 2008, është një vendim i ligjshëm dhe i drejtë. Sipas Topit, së shpejti Kosovën do ta njohin edhe të tjera shtete. Sfida kryesore për kreun e Shtetit shqiptar, mbetet ndërtimi i paqes dhe i integrimit. Për këtë arsye, Topi ka premtuar mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e Kosovës drejt integrimit dhe forcimit të shtetit më të ri.

“Shqipëria dhe Kosova do të japin shembull të bashkëpunimi rajonal. Kosova duhet të bëhet pjesë e tryezave, ndërsa është e pafalshme që Shqipëria të mos jap ndihmë në këtë drejtim. Të jetë zëri kryesor”-theksoi Topi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, teksa ka shtuar se zëri i Kosovës duhet të dëgjohet në arenën ndërkombëtare.

Më tej, Topi u ka uruar pavarësinë, që sipas tij ishte rruga më e drejtë dhe ajo që meritonte populli i Kosovës. Në këtë linjë, Presidenti i Shqipërisë i ka kërkuar Beogradit që mbrojtjen e të drejtave të minoritetit ta kërkoj përmes institucioneve sovrane të Kosovës, duke theksuar se minoriteti serb në Kosovë, duke të zbatojë Kushtetutën kosovare. Kjo është vizita e parë që presidenti Bamir Topi zhvillon në Kosovë, që pas shpalljen së pavarësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›