Rexhepi: Patrullat shumetnike shtojnë besimin
Mitrovicë-Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi deklaroi sot se vendim i rëndësishëm që është ndërmarrë së fundi është funksionimi i patrullave shumetnike të Policisë së Kosovës. Rexhepi tha se këto patrulla shumetnike shtojnë besimin e qytetarëve dhe njëkohësisht ndikojnë pozitivisht në qetësimin e gjendjes. Deklaratat e kreu të Mitrovicës u bënë gjatë një takimi me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Lars Freden, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit si dhe për sfidat me të cilat po përballen qytetarët e Mitrovicss. Nga ana e tij, Ambasadori suedez shprehu kënaqësinë për këtë "hap pozitiv" në drejtim të vendosjes së rendit dhe ligjit në veri, duke e vlerësuar këtë si "një lajm të mirë".
Në këtë kontekst, Rexhepi kërkoi masa konkrete si dhe arrestimin e njerëzve të strukturave paralele serbe dhe të grupeve kriminale që janë duke shkaktuar incidente. Ndërkaq për disa incidente që ndodhën në janar në veri tq qytetit ai akuzoi strukturat e organizuara serbe që dirigjohen nga Beogradi, të cilat siç tha, kanë për qëllim destabilizimin e situatës.